• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refuzimi absurd i kandidatëve unikë

by Preç Zogaj
10/03/2023 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibej, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, grupi parlamentar, kryesia dhe kolegji i kryetarëve të rretheve demonstruan sërish një kulturë të re politike me mënyrën si po sillen me vendimin unanim të tre gjykatësve të Apelit.

As kënduan fitoren, as u mbyllen për ta ndarë me njëri-tjetrin “trofenë”. Përkundrazi: Shpallen qëndrimin e tyre për të dalë në çdo bashki në zgjedhjet e 14 majit me një kandidat unik të dy pjesëve të PD-së. Vendosën hapjen ndaj kandidatëve të zgjedhur me primare nga grupi i Rithemelimit të Berishës.

Kanë ndërmarrë edhe më parë nisma për bashkim, që janë refuzuar. Patën propozuar, për shembull, shartimin e primareve me sondazhin me qëllim përzgjedhjen e kandidatëve nga një spektër më i gjerë se i atyre që ndjekin Berishën. Por edhe për ta futur PD-në zyrtare në lojë, dorë për dorë, me grupin tjetër.

Tani, pas vendimit të Gjykatës, ata njohën primaret pa sondazh. Ky është një zhvillim i rëndësishëm në ligjërim dhe qëndrim, që e hedh topin në fushën e Berishës, së paku në rrafshin e reagimeve verbale të kortezisë, uljes së toneve, hapjes së spiraleve të komunikimit prej nga lindin idetë, takimet, bisedimet, zgjidhjet.

Ka mendime të ndryshme se cila do të ishte a mund të jetë formula e kënaqshme që pajton interesat e dy grupeve në PD. Pikësëpari ajo duhet të jetë realiste në kontekstin e realiteteve ku veprojnë palët. Ku çfarë ka njëra nuk e ka tjetra dhe ku pavarësisht madhësisë, të dyja janë të mëdha. Pra edhe e vogla bëhet e madhe sa kohë që dy pjesë, a tri pjesë nuk bëjnë dot shumicë pa njëra-tjetrën.

Formula nuk merr jetë po nuk qe realiste. Berisha më të tijtë duhet të ndërgjegjësohen për realitetet specifike ku veprojnë. E njëjta gjë për drejtuesit e PD-së zyrtare. Asgjë nuk është si më parë. Njohja e ndërsjellë si palë të së tërës në raport me historinë së paku, vullneti për të venë interesin e së tërës mbi atë të pjesës dhe mbi egot personale, të gjitha këto do ta shtronin rrugën për t’u bashkuar me propozime, me lëshime dhe me vizon rreth kandidatëve unikë. Qofshin të primareve, qofshin të PD-së zyrtare në disa bashki.

 

 

Një formulë mund të ishte konsiderimi si kampion i rezultatit të zgjedhjeve të 6 marsit ku bashkitë ndahen sipas përqindjes së secilit grup dhe kandidatët respektivë konkurrojnë si kandidatë unikë. Dikush ka një propozim tjetër. Dikush një tjetër. Propozimet nuk mungojnë. E vetmja gjë që po mungon gjithnjë e më shumë është koha dhe bashkë me kohën edhe vullneti i Berishës. Ky nuk është mjaftuar me refuzimin formal të ftesës së grupit tjetër, por s’resht t’i sulmojë si të shitur e të blerë nga Rama. A thua se Rama qenka i interesuar për daljen e opozitës me kandidatë unikë!

Refuzimi apriori i propozimit për të dalë me kandidatë unikë, pa e studiuar, pa marrë informacion për rrugët e realizimit që propozon pala tjetër, pa u vënë vetë në dispozicion të idesë me propozimet e veta, çon ujë në mullirin e kundërshtarit, forcon kundërshtarin. Kjo është si një e bëjnë dy. Me mënyrën e tij të të menduarit, Berisha mund të akuzohet menjëherë si shërbëtor i përçarjes, si vegël e Ramës. Është shumë më logjike se t’u thuash të shitur atyre që duan daljen me kandidatë unikë. Akuzat me hamendje, që janë një tjetër nga opinionet, nuk janë të stofit tim. I neveris.

Po çfarë e pengon Berishën? Një mendje më thotë e pengon ngulfatja e në konceptimin prej tij të bashkimit si asimilim të palës tjetër, si kthim të penduarish planprishës në koritën e tij politike. Nuk i shkon mendja ndoshta se dalja me kandidatë unikë propozohet nga PD në kuadrin e pragmatizmit dhe takticizmit elektoral përballë një qeverie të korruptuar deri në palcë, siç është qeveria e Edi Ramës; se bashkimi synohet e dëshirohet për t’i dhënë një shans fitores së demokratëve pa dallim. Por të penduar nuk ka. As do të ketë. Nuk do të ketë të penduar në kuptimin që t’u kthejnë kurrizin SHBA-së për ta mbajtur mirë me Sali Berishën.

Ma merr mendja e pengon edhe plani i tij për të mbajtur fort çfarë ka, pa e vrarë mendjen për më tej. Në të vërtetë, edhe po të jetë kështu, refuzimi i tij është absurd sepse kandidatët e primareve do të njihen si të tijtë edhe po të fitojnë nën siglën përbashkuese PD që është edhe e tyrja. Thjesht do të ndajnë fitoren që është gjithsesi më mirë se të mos e kenë fare.

Gjëja më e lehtë, madje parimore nga një pikëpamje, është që palët të rrinë të ndara, të vazhdojnë të ndara për të lidhur aleanca elektorale si subjekte në vete kur secila të jetë e institucionalizuar si e tillë në të ardhmen. Siç bëjnë partitë e së djathtës plurale në Itali dhe në shumë vende të Europës. Por rrethanat specifike që gjithkush i ka parasysh diktojnë kësaj radhe një takticizëm elektoral sui generis, në interes të mbarë opozitës, për të cilin, për aq kohë sa ka mbetur, duhet ta vrasin mendjen të gjithë. Jo vetëm Enkelejd Alibeaj me të tijtë.

Next Post
Debati/ Moderatori i drejtohet Bardhit: Merre Bashën e çoje në KQZ, se po fshihet! Mos rrini në motele si PD!

Debati/ Moderatori i drejtohet Bardhit: Merre Bashën e çoje në KQZ, se po fshihet! Mos rrini në motele si PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In