Aliu është një refugjat nga Bangladeshi, në Itali, ku nuk dëshiron vetëm të shpëtojë nga problemet e vendit të tij, por edhe të arsimohet. Për ta bërë, përshkon çdo ditë 20 kilometra me biçikletë. Shkolla ka edhe autobus, por ai nuk lejohet ta përdorë. Arsyeja? “Është në moshë madhore dhe shërbimi ofrohet vetëm për të miturit”, thuhet në Passerano Marmorito, në Astigiano.
Por ka shumë që dyshojnë se arsyeja është tjetër. Dyshojnë se nuk duan që një refugjat të udhëtojë me fëmijët e tjerë.
Historia e Aliut, treguar nga “La Stampa”, është prekëse. Është forca e një djaloshi 18-vjeçar që shpreson të ndryshojë botën dhe e di që mund ta bëjë duke u nisur vetëm nga kultura dhe shkolla.