Qeveria e Gjermanisë planifikon dhënien e dokumenteve të reja të identitetit për migrantët që arrijnë në këtë vend, në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e menaxhimit të fluksit të njerëzve, që vijnë nga krizat e luftës dhe vendet e tjera.
Ministri i brendshëm, Thomas de Maiziere, e ka paraqitur propozimin për kartat e reja të identifikimit, të cilat autoritetet planifikojnë t’ua japin refugjatëve të rinjë nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm, raporton agjencia AP.