• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Refugjatët shqiptarë fusin në “sherr” politikën gjermane

by
22/07/2015 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që kryeministri bavarez, Seehofer nuk përjashton ngritjen e çadrave për refugjatët nga Shqipëria e Kosova, socialdemokratët po mësohen me idenë e shpalljes së dy vendeve si vende të sigurta origjine.

Debati në Gjermani për vështirësitë e strehimit të refugjatëve në lande e komuna për shkak të numrit të tyre gjithnjë e më në rritje vazhdon. Kreu i ri i Bremenit, Carsten Sieling (SPD) ka kërkuar më shumë angazhim të federatës. “Kemi nevojë për shumë mbështetje nga federata”, ka thënë ai për radion gjermane “Deutschland funk” të martën gjendjen në Bremen ai e përshkroi me fjalët “edhe ne jemi pranë ngritjes së çadrave”. Më parë ka pasur zëra në median gjermane për ngritjen e çadrave për refugjatët, për shkak se qendrat e pranimit janë tejet të populluara.

Kthim apo mbajtje e të kualifikuarve?

Një pikë e nxehtë debati janë sidomos azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria Kosova e vende të tjera të Ballkanit. Kryeministri i qytet-shtetit të Bremenit, Carsten Sieling e refuzoi të martën një kthim të shpejtë të azilkërkuesve nga Ballkani duke theksuar se “jam për masa, por jo për ato të kthimit”. Ndër refugjatët ka edhe forca pune mjaft të kualifikuara, thotë Sieling, dhe pikërisht këtyre u duhet lehtësuar integrimi. Për azilkërkuesit nga Shqipëria e Kosova, Bremeni nuk ka një pozicion përfundimtar, ka theksuar Sieling.

Por kundërshtimet Sieling i gjen tek radhët e partisë së vet. Kryeministri i Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil (SPD) kërkon një kthim të shpejtë të azilkërkuesve që iu refuzohet pranimi. Për “Hannoversche Allgemeine Zeitung”, ai tha se kjo do të ndikonte në lehtësimin e gjendjes në shumë komuna, që ndodhen në limitet e mundshme. Gjermania duhet të kthejë me konsekuencë ata azilantë që nuk kanë asnjë arsye për azil, tha ai. “Këta njerëz duhet të kthehen në vendlindje, kjo nuk diskutohet. Weil shprehet se ka respekt për ata njerëz që largohen nga Kosova për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike në vend.

“Por për ta ndihmuar Kosovën që kjo gjendje të ndryshojë nuk është detyrë e ligjit gjerman të azilit, por e bashkësisë europiane”, ka theksuar kryeministri i landit të Saksonisë së Poshtme. “Kemi një grup azilkërkuesish, kërkesa e të cilëve me 99% siguri refuzohet, dhe një grup tjetër ku me 99% ajo pranohet. Kur të dyja grupet duan dy vjet për njohjen e kërkesës së tyre, atëherë është e qartë që diçka në sistem është e gabuar.”

Grindje në politikën gjermane për azilkërkuesit

Për kthimin e shpejtë të azilkërkuesve nga Shqipëria e Kosova angazhohet sidomos landi bavarez. Në takimin e kabinetit qeveritar bavarez të hënën (20.07) është kërkuar marrja e “masave rigoroze” ndaj refugjatëve që vijnë nga Ballkani. Të hënën kabineti qeveritar bavarez vendosi ngritjen e dy qendrave të pranimit për refugjatët nga Shqipëria e Kosova e Mali i Zi. Sipas kryeministrit bavarez, Horst Seehofer aty do të strehohen ata “që kanë shumë pak shanse” për njohjen e azilit. Seehofer është kritikuar sepse nuk ka përjashtuar që këto dy qendra që do të ngrihen sa më afër kufirit, mund të jenë çadra të përkohshme, ku do të përpunohen me shpejtësi kërkesat e azilanatëve.

Kryetarja e fraksionit të ekologjistëve, Katrin Göring-Eckardt akuzoi Seehoferin për populizëm. “Ndërkohë që digjen qendra refugjatësh, edhe në Bavari, dy ditë më vonë, Seehofer kërkon të ndjekë një politikë kërcënimi.” Kritika i vijnë Seehoferit edhe nga ministri socialdemokrat i Drejtësisë, Heiko Maas që e akuzon Seehoferin për “tone cingëritëse”. Por kryeministri bavarez i ka mbrojtur planet e bavarezëve për strehimin e refuzgjatëve ndaj kritikave. Sipas agjencisë së lajmeve, dpa ai i kundërpërgigjet kritikave të Mass duke u shprehur se ka përgjegjësi jo vetëm për azilkërkuesit në nevojë, por edhe për popullin e vet.

Që në mars të këtij viti Bavaria u përpoq për kategorizimin e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si vende të sigurta origjine, por bavarezët ndeshën në kundërshtimin e socialdemokratëve në Këshillin Federal. Tani socialdemokratët duken më të hapur, siç e ka theksuar së fundmi edhe zëvendëskryetari socialdemokrat, Olaf Scholz në intervistën për “Die Welt”. “Ky është një diskutim i drejtë, dhe ka kuptim, që vendet që kanë perspektivë anëtarësimi në BE nuk mund të jenë në të njëjtën kohë edhe vende nga vijnë refugjatë.” Vetëm në qershor në Gjermani u paraqitën 35.500 kërkesa për azil, një rritje prej 36%. Vendet kryesore të ardhjes së refugjatëve në këtë listë janë Siria, Shqipëria dhe Serbia.

Deutsche Welle

Next Post

Tjetër topless nga plazhet shqiptare, këtë herë godet Durrësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In