• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Refugjatët në Francë, stacioni i fundit Brexit

by Java News
13/02/2019 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe vetëm 30 km. larg destinacionit të ëndërruar ndodhet Hama, i cili ka gjashtë muaj, që përpiqet të kalojë kanalin e La Manshit. Deti i trazuar, rreziku për jetën, të ftohtit, asgjë nuk e ndal atë. “Qëllimi im është Britania e Madhe dhe më duhet disi që të kaloj përmes këtij deti.” Irakiani 25 vjeçar nuk do të identifikohet, për shkak të policisë franceze. Ajo ia vështirëson jetën atij, megjithatë ai nuk stepet. Pas gjithë atyre që ai ka përjetuar: arratia nga shërbimi sekret nga Iraku nëpër të gjithë Europën: Turqi, Greqi, ku trajtimi ka qenë mjaft i keq, i lidhur poshtë një kamioni në traget ka dalë në Itali e më pas ka kaluar në Francë. Ai do të mbërrijë tani në Britani të Madhe para Brexitit. “Kjo sepse kontrabandistët që i kalojnë njerëzit me kamionë tani duan më shumë para se më përpara. Ata e dinë, që ne duam të kalojmë sa më parë në anën tjetër.”

Großbritanien | Zahl der Bootsflüchtlinge auf dem Ärmelkanal steigt (picture-alliance/dpa/AP/Marine Nationale)Rritet numri i refugjatëve që duan të kalojnë me gomone Kanalin e Lamanschit

Refugjatët tani përpiqen pa kontrabandistë të kalojnë me gomone përmes detit të akullt. Rreth 500 refugjatë sipas autoriteteve kufitare franceze kanë tentuar vitin e kaluar të kalojnë Kanalin e La Manshit. Rreth gjysma e tyre janë ndaluar nga policia, ndër ta edhe Hama në përpjekjen e parë të tij. “Ishim nëntë persona dhe bashkë blemë një barkë nga disa burra të zonës këtu. Në orën dhjetë të mbrëmjes ne e çuam barkën në plazh. E donim të niseshim që andej. Por policia na survejoi dhe na arrestuan.”

Megjithatë shumë refugjatë ashtu si Hama nuk duan të dorëzohen dhe tentojnë të kalojnë përmes rrugës së rrezikshme detare. Organizatat e ndihmës në Calais përpiqen t’ua ndryshojnë mendjen refugjatëve që të heqin dorë nga kjo rrugë e rrezikshme, që shpesh përfundon pa sukses. Christian Salome, nga organizata e ndihmës “Auberge des Migrants”: “Pavarësisht nëse ke ose jo jelek shpëtimi, në ujin brisk të ftohtë brenda 40 minuatsh je i vdekur. Ndaj ne u themi ndihmësave tanë, që të mos u japin jelekë shpëtimi njerëzve. Jeleku i shpëtimit të krijon një ndjenjë të rreme sigurie. Nëse bie natën në Kanalin e La Manshit, askush nuk mund të të gjejë brenda 40 minutave.”

Këto argumenta nuk e bindin Haman. Mund të bëhet vetëm më mirë, mendon ai e na tregon urën poshtë autostradës, ku ai fle prej disa javësh. Këtu ata janë akomoduar aq me sa kanë mundur. “Nuk flemë direkt në tokë, por shtrojmë tre-katër batanije e pastaj mbështillemi në dyshekët këllëf të gjumit e hedhim edhe batanije të tjera sipër. Por ndonjëherë megjithatë mbërdhijmë, kryesisht kur ka erë.”

Frankreich | Zahl der Bootsflüchtlinge auf dem Ärmelkanal steigt (picture-alliance/dpa/NurPhoto/A. Widak)Terminali i trageteve në Ouistreham, Francë

Ndonjëherë natën na vjen policia. Ata bëjnë zhurmë e u bien burive për të na indinjuar. Nuk është e thjeshtë ta përballosh këtu. Eshtë e vështirë dhe qeveria franceze nuk bën asgjë për ne. Ne nuk i interesojmë asaj. ”

Hama na thotë, se ka mjaft dokumenta për të vërtetuar, që ka qenë i përndjekur në Irak. Megjithatë ai nuk do të paraqesë kërkesë për azil në Francë. “Unë kam një mik, që ka marrë azil këtu. Ai ende fle në rrugë. Në Britaninë e Madhe është ndryshe. Atje të japin një banesë, madje në qytet, e jo diku në ndonjë periferi të largët.” Nëse kjo është e vërtetë, ai nuk e di, por do të përpiqet që sa më shpejt të jetë e mundur t’ia arrijë qëllimit, destinacioni i dëshiruar i tij është vetëm pak orë larg./DW

/a.meta

Next Post
Tjetër aksident tragjik, mjeti përplas për vdekje të moshuarin

Elbasan- Metalurgjik/ Aksident tragjik, përplas për vdekje 24-vjeçarin, largohet nga vendngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In