Plot 47 emigrantët u ndihmuan nga anija spanjolle ‘AitaMari’ në det të hapur. Ky fakt u komunikua nga personat në bordin e anijes, ndërkohë që kanë humbur kontaktet me tre anije të tjera. Nuk dihen ku ndodhen dhe as nëse kanë përfunduar në Maltë, Itali apo Libi.
Është ky alarmi që jep ‘Alarm Phone’ , platforma telefonike që asiston refugjatët në vështirësi në detin Mesdhe, teksa të afërmit e personave në bord kërkojnë përgjigje.
Më konkretisht është një varkë me 55 persona në bord me të cilën kontakti i fundit daton pasditen e së dielës dhe një varkë tjetër me 71 emigrantë nga të cilët lajmet e fundit janë shënuar të dielën e 12 prillit, në mëngjes. Të dy varkat të ishin në zonën Malteze. Gjithashtu dje në mëngjes, humbën kontaktet edhe me një varkë me 85 persona në bord e cila ishte në një pozicion të panjohur.
Në këto orë Alarm Phone po përhap regjistrimet e thirrjeve të fundit: dëshmitë e dëshpëruara të njerëzve në det të hapur.
“Shpresojmë që të mos ketë viktima në bord, në kundërshtim me atë që raportohet nga ky person. Njerëzit mund të kenë humbur ndjenjat për shkak të dehidrimit. Ne nuk mund të konfirmojmë, por kemi përgjegjësi që t’i ndajmë zërat e këtyre njerëzve në rrezik të madh”, thuhet në deklaratën e Alarm Phone, duke ndarë audion nga një anije ku kërkohej ndihmë “Eja na ndihmoni, ka të vdekur në bord”, të cilën noa.al e sjell më poshtë.
Autoritetet e dinin për ta prej 56 orëve, dhe mund ti kishin shpëtuar kohë më parë, thuhet më tej.
Ndër të tjera ngrihet pyetja drithëruese: Cili drejtues i Bashkimit Europian ka guximin të telefonojë këtë nënë dhe t’i shpjegojë asaj se duhet të vdesin sepse nuk ia vlen t’i shpëtosh?”, shkruan Alarm Phone, duke ndarë audio-n e një telefonate me një grua të re që ngre alarmin për vajzën e saj 7-vjeçare dhe tregon se pesë persona në bord kanë humbur ndjenjat.











