Një grup i refugjatëve iranianë i kanë qepur gojët e tyre dhe kanë filluar grevën e urisë përgjatë kufirit greko-maqedonas Në kohën kur qindra refugjatë të lindjes janë ngujuar në kufirin greko-maqedonas, pasi që Maqedonia nuk po i lejon të hyjnë në këtë vend as edhe për tranzit, një grup refugjatësh nga Irani kanë gjetur mënyrën për të protestuar, transmeton Gazeta Express, shkrimin nga Independent.
Ata kanë qepur gojët e tyre me penj e gjilpëra dhe kësisoj kanë filluar grevën e urisë, në shenjë proteste për shkak të politikave të emigracionit që u ashpërsuan pas sulmeve terroriste në Paris, e që po i bllokojnë të gjithë emigrantët nga Siria, Iraku e Afganistani.