• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Refugjatë sirianë në Shqipëri? Kërkohet strehimi i 3 mijë personave

by
19/09/2015 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Refugjatë sirianë në Shqipëri? Kërkohet strehimi i 3 mijë personave

Qeveria shqiptare ka nisur përgatitjen për pritjen e refugjatëve sirianë nëse një gjë e tillë do t’i kërkohet në ditët në vijim nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Rrefugjatët, UNHCR.

Dy burime qeveritare, në kushtet e anonimatit, kanë thënë se disa ditë më parë, gjatë një takimi me 7 ministra, zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka kërkuar ngritjen e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje.

Ndërkohë, të hënën, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, pritet ngritja e një komiteti ndërministror, i cili do të koordinojë punën nëse vëndit tonë do t’i kërkohet pritja e emigrantëve. Ky komitet do të shikojë mundësinë e kapaciteteve strehuese për sirianët.

Kjo lëvizje e qeverisë shqiptare vjen pas disa takimeve të përfaqësuesve të UNHCR-së, të cilët gjatë bisedimeve me zyrtarët shqiptarë kanë hedhur idenë për strehimin në Shqipëri të 3.000 deri në 4.000 emigrantëve nga vendi i udhëhequr nga Bashar al Assad.

UNHCR gjithashtu mësohet të ketë kërkuar që Shqipëria të shërbejë edhe si një bazë regjistrimi për refugjatët. Burimet qeveritare janë të rezervuara të thonë nëse kryeminisri Rama është ka rënë dakord me këto kërkesa.

Kërkesat e UNHCR-së dhe vetë BE-së ndaj Shqipërisë vijnë në një kohë kur situata në kufirin kroat mund të dalë jashtë kontrollit nga tejmbushja me refugjatë, të cilët mundohen të udhëtojnë përmes vendeve të Bakllkanit.

Ndërkohë që mediat britanike të së shtunës flasin për një shifër prej 75.000 sirianë që mund t’i drejtohen Shqipërisë. Kjo shifër konsiderohet jo realiste për vetë kapacitetet e mundshme të strehimit që ofron Shqipëria.

Me gjasë, shifrat që citojnë mediat britanike i referohen totalit të sirianëve që mund të mbërrijnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, burimet nuk i mohuan mbajtjen e bisedimeve me UNHCR-në për mundësinë e strehimit të një numri refugjatësh, por thanë që deri më tani nuk ka asnjë angazhim për ta pranuar këtë nga qeveria shqiptare.

I pyetur nga televizioni amerikan, CNN për këtë çështje ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati është përgjigjur: “Nuk ka negociata e si pasojë nuk ka marrëveshje”. Top Channel

Next Post

The Telegraph: Kriza e migrimit evropian dhe sa njerëz janë në lëvizje?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In