• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Reformimi i OSHEE, tre kompanitë e reja që krijohen në varësi të saj

by A R
05/04/2018 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka regjistruar në 30 mars 2018 pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit tre kompanitë e reja në varësi të saj.

Me këtë hap OSHEE plotëson një nga kërkesat e vazhdueshme të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë dhe modelit të ri të tregut që është ndarja e tij në disa kompani me funksione të veçanta.

Kjo do të thotë që sot OSHEE do të funksionojë si kompania kyçe që do të menaxhojë dhe koordinojë tre kompanitë e reja nën varësi të saj. Por cilat janë në fakt shoqëritë e reja aksionere?

I pari është Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, shoqëri aksionare me një kapital 3.5 milionë lekë. Administrator i kompanisë është emëruar Marlond Druga.

Në objekt të kompanisë është shpërndarja e energjisë elektrike, ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtja e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike për sigurimin e energjisë elektrike klientëve, lidhjen e klientëve dhe përdoruesve të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, instalimin dhe shërbimet e matjes së energjisë elektrike etj, si dhe çdo aktivitet tjetër fitimprurës me interes për shoqërinë.

Kompania e dytë është Furnizuesi i Tregut të Lirë me një kapital 3.5 milionë lekë dhe me administratore Erina Rexhepi. Shoqëria do të ketë në objekt të saj blerjen dhe menaxhimin e energjisë dhe operimin në tregun e lirë, si dhe çdo aktivitet tjetër fitimprurës me interes për shoqërinë. Për më tepër shoqëria mund të kryejë çdo aktivitetet tjetër i cili nuk është i ndaluar nga ligji në fuqi.

Shoqëria e tretë është Furnizuesi i Shërbimit Universal me kapital 3.5 milionë lekë. Administrator i është emëruar Florenc Rama. Kompania ka në objekt të saj furnizimin me energji elektrike të klientëve fundorë që veprojnë në treg të rregulluar të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi, ofrimin dhe sigurimin e cilësisë tregtare të shërbimit, si dhe çdo aktivitet tjetër fitimprurës me interes për shoqërinë.

Vetë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike qëndron si një shoqëri aksionare me vete me një vlerë kapitali prej 30 miliardë lekësh dhe me administrator Adrian Çelën.

Ndarja si kërkesë e modelit të ri të tregut

Sektori energjetik u fut në një fazë ndryshimesh ligjore dhe rregullatore në vitin 2014 e kërkuar me këmbëngulje nga Banka Botërore dhe direktivat e veçanta europiane të lidhura me ambicien për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Në vitin 2015 do të miratohej ligji i ri “Për sektorin e energjisë elektrike” ndërkohe që më herët kaloi edhe një paketë financimi nën emërtimin “Plani i Rimëkëmbjes” mbështetje e BB.

Kuadri ligjor parashikonte mes të tjerash ndarjen e OSHEE, kompania e shpërndarjes në disa kompani të tjera më të vogla duke synuar kështu ndarje të qartë të përgjegjësive dhe menaxhim më efiçent, shërbim më cilësor për konsumatorët por edhe lehtësim të procesit të liberalizimit. Po kështu në tryeza të caktuara ish-Ministria e Energjisë dhe Industrisë sot Infrastrukturës dhe Energjisë ka lakuar mundësinë e kalimit tek privati të njërës prej hallkave të kompanisë së shpërndarjes.

Ligji “Për sektorin e energjisë elektrike”, përcakton të gjitha hallkat e reja të sektorit, detyrat e tyre si dhe marrëdhëniet mes operatorëve si Shpërndarja Transmetimi apo Prodhimi apo detyrat dhe të drejtat e klientëve të çdo kategorie./monitor/a.m.

Next Post
Wenger: Tensioni mund të prishë ndeshjen Arsenal – CSKA Moskoë

Wenger: Tensioni mund të prishë ndeshjen Arsenal – CSKA Moskoë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In