• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reformimi i Kërkimit Shkencor, Rama: Nevojitet rishikim i vizionit të Akademisë

by A R
14/05/2016 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim, në Sallën e Hartave në Kryeministri, me drejtues të universiteteve, Akademisë së Shkencave, të institucioneve të kërkimit shkencor, akademikë e pedagogë, në kuadër të një procesi konsultimesh, që i paraprin reformës në sistemin e kërkimit shkencor. Takimi zhvillohet pas procesit të auditimit dhe vjeljes së opinioneve që secili prej këtyre institucioneve ka kryer për të identifikuar problematikat dhe propozuar zgjidhje, me qëllim përmirësimin e funksionimit sa më efikas të tyre.

Kryeministri Rama vlerësoi rëndësinë e procesit të konsultimit, si një pararendës i domosdoshëm i hapave të mëtejshëm për reformën në kërkimin shkencor. Kryeministri i njohu akademikët me një klasifikim të përgjithshëm të opinioneve dhe propozimeve të marra.

“Propozohen ndryshime përgjithësisht rrënjësore, ose dhe të pjesshme të kuadrit ligjor dhe nënligjor të Akademisë. Është pozitive, në këndvështrimin tonë, që shprehet një nevojë për një rishikim të vizionit dhe misionit të Akademisë. Konkluzionet janë që në gjendjen aktuale, nga gjithë këto kontribute nuk kemi një analizë shteruese të shkaqeve të performancës së pamjaftueshme. Ka një tendencë që është e përgjithshme për çështjen e financimit, për të kuptuar se kush janë burimet përtej burimit buxhet shteti, që mund t’i japin Akademisë më shumë frymëmarrje financiare.”  

Duke i falënderuar për zhvillimin e kësaj faze të procesit, Kryeministri parashtroi hapat e mëtejshme, që është ngritja e tre grupeve të punës, si dhe një pyetësori të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të gjitha këto për t’u kompletuar brenda 10 ditëshit të parë të muajit qershor.

“Ne kemi një traditë, kemi disa piketa, por të operojmë me shumë vendosmëri për ta ndryshuar të gjithë sistemin, të sigurojmë që Akademia dhe njerëzit e botës akademike, të shkencës të ndjehen më mirë, të kenë një qytetari tjetër dhe sistemi të fillojë të prodhojë. Ftesa ime është ajo e herës së parë; Të çojmë përpara këtë proces, pa humbur kohë. Së bashku, pranë MAS të ngremë një grup pune për miratimin e strategjisë së kërkimit shkencor. E dyta, të ngremë një grup pune për ligjin e ri për shkencën. E një grup të tretë, për të pasur një qasje të përbashkët për reformën në sistemin e institucionit të shkencës, pra, akademia, institutet, qendra dhe agjencitë e kërkimit shkencor. Të gjithë raportin ku do përfshihen të gjithë opinionet, ne do t’ia dërgojmë secilit prej jush. E gjithë kjo, me një afat kohor deri në 10 ditëshin e parë të qershorit.”​/a.m.

Next Post

“Eskobari i Ballkanit”, EUROPOL/ Arrestohet në Belgjikë Dhimitër Poti dhe i vëllai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

February 26, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

February 26, 2026

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama mbledh sot deputetët dhe Qeverinë në Pallatin e Brigadave

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In