• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reformimi i burgjeve, shpallet gara për pozicionet drejtuese

by A R
11/08/2019 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç paralajmëroi pak ditë më parë gjatë një deklarate për shtyp ku tha se të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në një “sitë” kontrolli, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka urdhëruar menjëherë shpalljen e thirrjes për pozicionin “Drejtor në IEVP”.

Edhe pse ende nuk dihen konkretisht se cilët janë emrat e drejtorëve aktualë që do të shkarkohen nga ky proces verifikimi, informacionet e para bëjnë me dije se procesi është i ndërlidhur edhe me disa raste të hershme të konstatuara si shkelje nga drejtorët e Burgjeve.

Fakti që një sërë drejtorësh do të shkarkohen, vërtetohet pikërisht edhe nga vetë urdhëri i Gjonaj-t për rekrutimin e kandidatëve profesionistë dhe me integritet në pozicionet e larta drejtuese në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

“Në ditët që pasojnë do të realizoj një proces rivlerësimi për të gjithë trupën drejtuese të burgjeve dhe shefave të policisë si dhe ndërmarrjen e një procesi të ri për rekrutimin e kandidatëve profesionistë dhe me integritet, në pozicione drejtuese”, paralajmëronte Gjonaj në deklaratën e datës 30 Korrik, nisur edhe nga veprimet e konsideruara abuzive të ish-drejtorit të Lushnjës.

Ky reformim konfirmohet edhe nga deklaratat e bëra disa javë më parë ku Gjonaj, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, prezantoi Masterplanin e Sistemit Penitenciar.

Në prani të ambasadorit të Britanisë, Duncan Norman, kryetares së zyrës së Tiranës për Këshillin e Evropës,  Jutta Gotzow, dhe përfaqësuesve të Organizatave Ndërkombëtare dhe vendase, Gjonaj garantoi se procesi i përzgjedhjes do të jetë po aq dinjitoz sa ai i rekrutimit të efektivëve në burgje, garë e cila u përshëndet gjerësisht për formën se si u ndërtua dhe rezultatet meritokratike që pasqyruan integritet, moral dhe profesionalizëm.

Vëmendja ndaj sistemit penitenciar në vend është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë ku transformimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit po vijon me ritme të larta si në aspektin fizik të godinave, ashtu edhe atë logjistik apo administrativ për të garantuar siguri si dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha të drejtat e njeriut për ata që vuajnë dënimin.

Ndërkohë, përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Drejtësisë bën me dije të gjitha kriteret përkatëse që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u bërë pjesë e konkursit ku do të përzgjidhen funksionarët më të denjë për të shërbyer në këtë detyrë të rëndësishme.

Brenda datës 26.08.2019, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, bën verifikimin paraprak të dosjeve të aplikantëve nëse plotësojnë kriteret. Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret për t’iu nënshtruar testimit do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë dhe në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë brenda datës 26.08.2019.

/a.r

Next Post
“T’paska humb gjoksi fare”, moderatorja shqiptare grindet me ndjekësin

“T’paska humb gjoksi fare”, moderatorja shqiptare grindet me ndjekësin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In