• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reformimi i Akademisë së Shkencave, Omari: Sipas modelit austriak

by Java News
22/02/2018 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekligji 2018  i Akademisë së Shkencave,  është konsultutuar këtë të hënë me Akademinë e të Rinjve, që është përcaktuar si një komision këshillues pranë këtij institucioni. Akademia e të Rinjve, organizatë e pavarur në aktivitetin e saj, mbështetet në bazë të statusit të miratuar prej kryetarit të Akademisë së Shkencave, sipas nenit 20 të këtij projektligji. Takimi me të Rinjtë është organizuar nga Ministria e Kulturës.

Diskutimi i projektligjit vjen pas debateve të një viti më parë për refominin e Akademisë së Shkencave, ku pasuan ngarje të njëpasnjëshme, si dorëheqja e nënkryetarit Myzafer Korkuti dhe më pas edhe vet kryetarit Gudar Beqiraj. Kryeministri Edi Rama pas këtyre debateve deklaroi se do të ndërpriste buxhetin, nëse Akademia nuk do të reformohej. Më në fund palët ranë në konsensus dhe qeveria ka prezantuar projektligjin e ri që po kalon në një proces të zgjeruar diskutimesh e debatesh.

Në projektligjin e ri edhe pse Akademia do të gëzoj statusin e pavarur, Ministria e Arsimit dhe qeveria do të ushtrojnë më shumë kontroll. “Akademia raportin vjetor ia përcjell Këshillit të Ministrave dhe Ministres për Shkencën” dhe njëherë në vit organizohet dialogu Akademi qeveri” shkruhet në kreun VI Dispozitat e Fundit Neni 21., ku më tej  theksohet se “kërkesat e Këshillit të Ministrave kanë përparësi për t’u përfshirë në programin e Akademisë së Shkencave”. Një nga pikat që duhet theksuar në këtë projekligj është edhe Mandati i anëtarëve të kryesisë.

Anëtari i Kryesisë largohet në moshën 75-vjeçare nga Akademia, ndërsa ruan titullin akademik. Akademia do të jetë pa institutet, por projektligji sipas akademikut Skënder Gjinushi që ishte i pranishëm në diskutimin me të Rinjtë nuk e përjashton që të krijohen institute të përkohshme në një çështje që ka qeveria, dhe që një ditë të mos funskionojë më. Varësia e institucioneve shkencore nga Akademia e Shkencave duket do të mbetet ende një proces problematik, sipas akademikut Gjinushi.

Intervista
Çfarë synohet me konsultimin e Akademisë së të Rinjve për projektligjin e ri për Akademinë e Shkencave?
-Tani ne jemi në mbyllje të kosultimeve publike, pasi ka kohë që punohet  dhe nga Ministria e Shkencës për një reform në  kërkimin shkencor dhe krahas saj po punohet edhe për një reformin dhe një ripozicionin të Akademisë së Shkenvace në këtë piramidë. Kështu që ka disa grupe pune paralele që punojnë. Ky është një grup i ngritur nga ministria, që punon kryesisht për Projekligjin dhe akte të tjetra ligjore dhe nënligjore që do shqoërojën ligjin e ri për Akademinë e Shkencave.

Si do të rregullohet  raporti i kërkimit shkencor në universitete me Akademinë e Shkencave?
-Kryesorja është marrëdhënia që do ketë misioni i akademisë, pavarësht se është i mirënjohur teorikisht, por duhet të bëhet njohja dhe në praktikë. Dhe në praktikë ne vlerësojmë që vetë Akademia duhet të hapet më shumë, pëmes pjsëmarrjeve në komisionet e saj, nepërmjet anëtarësimeve të reja, ndonëse  numri do të ulet. Por ka ende vende për të pëmirëusuar anëtarësimin, edhe nëpëmjet përfaqësmit të vet akademisë në institucionet këshillimore që do të ngrihetn pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kjo ndihmon mjaft që Akademia të koordinojë veprimet që të luajë rolin e këshilluesit kryesor, emetuesit kryesor dhe promovuesit e përmirësimit të kërkimit në nivel shkencor dhe të jetë një nga partnerët kryesorë të Akademisë.

Çfarë e ka penguar refomimin deri tani, dhe pse ka munguar prej shumë vitesh hartimi i një projekligji  të ri?
-Duhet thënë se debatet e Akademisë me institutet, edhe pse kaën qenë të pavarura prej 10 vjetësh, nuk ka qenë ndonjë përvojë positive. Megjithatë ka një konsensus që të vijojë të jetë e tillë kjo marrëdhënie. Askush nuk pengon që pranë Akademisë të ketë kërkime, studime aftashkutëra. Institutet janë pozicionuar pranë shkollave të larta.  Fillimisht ligji e njeh këtë gjë. Ligji është i thjeshtë. Akademia do të funksinojë pa institute, por nëse lind nevoja që të ngresh një institut me aktivitete aftagjata mund të jetë pjesë e saj. Askush nuk pengon të ketë kërkime pranë Akademisë. Ajo do të funksionojë pa institute, por nëse një qeveri do të ngrejë një qendër afatgjatë kërkimesh pranë saj gjërat mund të ndryshojnë….

Si përcaktohet varësia nga qeveria e Akademisë?
Nuk bëhet fjalë për varësi. Gjithë problem është sa koordinohesh për të bashkëpunuar, si koordinohesh për të shtuar besueshmërinë. Akademia nuk mund të punojë pa koodinuar me institute kërkimore dhe shkollat e larta, ku bëhet kërkimi dhe lidhja me shkencën. Nuk bëhet fjalë për varësira, bëhet fjalë që këshillat e ngritura në nivel kombëtar të jenë si parterë me qeverinë.

Kjo ishte propozimi juaj?
Patjetër. Qëllmi është të ringremë shkencën dhe kërkimi është i përbashkët. Është për t’u përshëndetur që qeveria ka interes dhe do bëhet një paketë ligjesh për Akademinë

Anëtarësimet në Akademi janë ende një pikë e nxehtë?
Anëtarisimet janë një pikë e nxehtë se mesazhi i parë që jep akademia është niveli i anëtarësimit. Ansambleja sanksinon kush do të bëhet anëtarë, por ajo nuk bën anëtarë. Do jenë eksplicieteti i kritereve anëtarët. Ne fusim norma në ligj, dhe proceduar që marrin pjesë të gjitha shkollat dhe do kenë rol selektiv për anëtarësimin.

Si do të zgjidhet kryetari?
Ligji e përcakton se aim und të zgjidhet deri në dy mandate. Shumica e përvojave është dy mandate. Ka një kërkesë edhe për një mandat, por nuk është aty çështja. Akademia duhet të jetë sa më komunikative me komisonet e tjera, që kanë edhe natyrë të jashtme, si përfaqësuesit e institutive dhe të shkollave.

Nëse një anëtar largohet pas moshë 75-vjeçare, e ruan titullin akademik?
-Akademik është titull, siç merret çdo gradë apo titull shkencor. Tutulli është i përjetshëm. Në mënyrë të gabuar kujtohet se bëhet shkenca në Akademi, por bëhet atje ku punohet. Këtu është një grup elitar, përfaqësues nga fusha e tyre, dhe ky grup duke qenë nivel i lartë duhet të dhurojë rekomandimet kryesore.

Luan Omari: Projekligji, një inovacion që nuk e kanë shumë akademi
Akademik Luan Omari, edhe pse nuk ka qenë pjesë e debateve për reformimin e Aakademisë së Shkencave një vit më parë, këtë herë ishte pranë anëtarëve të Akademisë së të Rinjve për të diskutuar çështjet e Projektligjit të ri të Akademisë së Shkencave në mbështetje të punës shkencore të të rinjve. I pyetur nga “Shqiptarja.com” për propozimet e tij, Omari e vlerëson këtë projekt si më të mirin.

Profesor Omari, cili është vizioni juaj gjatë bashkëpunimit me grupin e punës për projkeligjin?
-Unë nuk jamë marrë shumë me të rinjtë. Por ky projektligj I reformuar është tjetër gjë. Ky projektligj është një inovacion që nuk e kanë shumë akademi. E ka Akademia Austriake si model. Është një gjë e re për Shqipërinë. Sigurisht që ne kemi shumë të rinj që janë afirmuar e po afirmohen në shkencën dhe shpresoj që diskutimi me ta eci mbarë.

A do të mundësojë ky ligj për konfirmimin e nivelit shkencor dhe të pjesëmarrjes në nivele cilësore në konferenca shkencore apo më gjerë, sepse prej vitesh janë vërejtur promovime të dobëta, e debate pa nivelin duhur?
-Tani ka dhjetëra e dhjetëra të rinj që kanë mbaruar shkëlqyer në Shqipëri e jashtë dhe në Oksford dhe në Miçigam e Paris dhe ka një mumër të tillë që të jep shpresë që mund të bëhet një koleksion i duhur që të krijohen plejada shkencëtarësh të rinj, siç ka qenë dikur Aleks Buda e Eqrem Çabej.

A mund të merret Akademia me çështje të trashëgimisë kulturore, si pjesa më e madhe e dokumentit të pashkruar, nëse monumentet vijojnë të rrezikohen?
-Unë nuk jam në gjendje të jap përgjigje për këtë, se nuk jam marrë me çështjen, por nëse jan të rinjtë me nivel, do të bëjnë shumë gjëra të mira. Të jesh shkencëtar i vërtetë nuk është e lehtë. Kemi njerëz të pjekur që po bëjnë goxha punë. Nuk janë në Akademi dhe janë rrëzuar edhe me votimet si anëtarë të saj, s’po përemed emra. Ka njerëz që nuk janë pranuar në Akademi me vota të atyre që janë aty. Janë hedhur poshtë njerëz që kanë vepra.

Si ta kuptojmë uljen e numrit të anëtarëve të Akademisë. Do të ketë lëvizje nga ata që janë aktualisht?
-Nuk e di. Besoj do të jenë më të kursyer në hapjen e vendeve të reja./Shqiptarja/.a.m.

Next Post
Tjetër aksident tragjik, benzi përplas taksinë, dy viktima në Tiranë-Durrës

Tragjedia/ E kthyen për dokumentet në portin e Durrësit, 23-vjeçarja gjeti vdekjen në aksident

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com