• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Reformën s’ka forcë që ta ndalë, SHBA dhe BE garanci për jetësimin e saj”

by A R
18/07/2019 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, në vigjilje të 22 korrikut, ka përshëndetur kontributorët kryesorë që hartuan dhe mbështetën implementimin e reformës në drejtësi.

Një prej tyre është edhe Këshilltari Ligjor rezident i OPDAT në Tiranë gjyqtari amerikan Jon Smibert, i cili asistoi nga fillimi deri në fund gjithë procesin e reformës.

Ish-Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka falënderuar dy patnerët strategjikë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

“Mbështetja e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme e SHBA dhe BE përmes OPDAT dhe Euralius kanë qenë dhe mbeten vendimtare për fatin e Reformës në Drejtësi, garanci thelbësore për të.
Dje për standardet më të mira në hartimin e Reformës në Drejtësi, sot në jetësimin e saj me ngritjen e insitucioneve të reja dhe nesër për përgjegjshmërinë dhe efiçencën e tyre në dhënien e drejtësisë të barabartë për cilindo dhe kryesorja për dhënien fund fenomenit të pandëshkueshmërisë ndaj korrupsionit në nivelet e larta”, nënvizon Xhafaj teksa përcjell edhe disa nga momentet në pritjen e veçantë të organizuar nga Ambasada Amerikane me rastin e përfundimit të detyrës së Smibert në Shqipëri.

Ndër të tjera, Xhafaj shkruan :

“Në një ceremoni emocionuese në rezidencën e Ambasadës Amerikane, kishim nderin dhe privilegjin të përshëndetemi, me kolegun dhe mikun tonë Jon Smibert, në mbyllje të mandatit të tij si Këshilltar Ligjor rezident i OPDAT në Tiranë.

Vlerësimet më të mira për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në hartimin dhe jetësimin e Reformës në Drejtësi. I paçmuar kontributi i tij profesional në hartimin e projektit kushtetues dhe ligjeve për Prokurorinë, SPAK dhe Vetingun për ti formësuar ato në standardet më të mira.

Faleminderit Jon për bashkëpunimin e shkëlqyer që bashkë kemi patur. Të sigurojmë që ngelesh një mik special dhe një bashkëpunëtor i vyer i ekspertëve.

Mirënjohje për gjithë çfarë bëre në këto vite për Reformën në Drejtësi dhe për bashkëpunimin midis dy vendeve tona mike. Shqiptarët të kane dhënë një vend nderi në rrethin e miqve të tyre. Suksese në përgjegjësitë e reja në vendin tënd !

Dje gjithashtu ju uruam mirëseardhjen përfaqësuesve të rinj të OPDAT z.Constantine Soupios dhe znj.Michelle Lakomy, dy prokurorë me shumë përvojë profesionale, por edhe kontribute në rajon.
Me besimin se përvoja dhe kontributi i tyre do të jetë një tjetër vlerë e shtuar në zbatimin e Reformës në Drejtësi, ju urojmë Suksese!

Faleminderit Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë së SHBA për angazhimin dhe kontributin konkret në asistencën dhe monitorimin e Reformës në Drejtësi.

Mbështetja e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme e SHBA dhe BE përmes OPDAT dhe Euralius kanë qenë dhe mbeten vendimtare për fatin e Reformës në Drejtësi, garanci thelbësore për të.

DJE për standardet më të mira në hartimin e Reformës në Drejtësi, sot në jetësimin e saj me ngritjen e institucioneve të reja dhe nesër për përgjegjshmërinë dhe eficencën e tyre në dhënien e drejtësisë të barabartë për cilindo dhe kryesorja për dhënien fund fenomenit të pandëshkueshmërisë ndaj korrupsionit në nivelet e larta.

Reforma është në rrugën e duhur. S’ka forcë që ta ndalë!”, përfundon Xhafaj.

Next Post
Tentuan të vidhnin shtëpinë e italianit, kapen dy shqiptarët

Tentuan të vidhnin shtëpinë e italianit, kapen dy shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In