• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reformë politike apo profesionale në drejtësi !?

by
14/05/2015 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi  

Po flitet për reformën në drejtësi. Thonë se është një nga kushtet që Europa na ka vënë dhe si e tillë duhet zbatuar. Por, askush nuk thotë se reforma është domosdoshmëri e vetë shqiptarve. Kjo tregon se, reformë do bëhet me detyrim dhe jo si domosdoshmëri. Që reforma të jetë reale ka dhe kushtet e saja. Shteti formohet nga tre pushtetet bazë, legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori dhe nga ai i katërti media. Pyetja që shtrohet është e thjeshtë. Nga duhet nisur reforma ? Kush do e bëjë reformë, dhe sa të afta e të gatshme janë institucionet e tjera për ta kryer këtë reformë ?

Legjislativi.

Organi ligjvënës, si shtylla e shtetit, ka ngritur grupin e reformës. Deri këtu në rregull. Por, a ka të drejtën morale ky legjislativ për ta kryer këtë reformë,!? Themi se jo. Arsyeja tepër e thjeshtë. Deputetët e Kuvendit janë në konflikt interesi të hapur me drejtësinë. Është publik fakti se, Kuvendi përbëhet nga deputet të inkriminuar me krimin, janë të lidhur me korrupsionin aktiv e pasiv, janë pa integritet profesional. Nëse për dy të parat s’ka nevojë për koment, për të tretën mundet të themi se:- A janë të cilësuara si anti-kushtetues ligje që janë prodhuar nga ky Kuvend ? Faktet tregojnë se po. Atëherë ku qëndron profesionalizmi i tyre ?  A ka prodhuar ky Kuvend ligje që po brenda legjislacionit janë ndryshuar apo abroguar nga vetë Kuvendi? Edhe për këtë themi se po. Kjo tregon se profesionalizmi i tyre nuk është në nivelin që kërkon koha, pra, nuk mundet të pritet që të ketë reformë reale. Kuvëndi pik së pari duhet të vetë reformohet. Reformimi i Kuvendit nis me ligjin themeltar të shtetit pra, me Kushtetutën. Kjo Kushtetutë është një Kushtetutë në të cilën është ndërhyr e ndryshuar sipas interesave të maxhorancave Kuvendare.  Sot, Kushtetuta jonë, me keqardhje mund të themi se, është kthyer në një letër bakalli. Nëse nuk reformojm veten, si mundet të reformojmë të tjerët ? Duket haptazi se kuvendarët nuk duan reformim por, vetëm fasadë reformuese. Themi fasadë pasi, kërkohet vetëm të bëhen ndryshime në kodet civile e penale, kjo do shitet si reformë në drejtësi.

 Ekzekutivi

Organi i cili punon, prodhon dhe dërgon në Kuvënd ligje për miratim. Dukeqënë se ka si Ministrin e Integrimit dhe atë të Drejtësisë, ka si detyrë parësore, plotësimin e detyrave të lëna nga Europa. Edhe Ekzekutivi nuk ndan asgjë më shumë se legjislativi. Kjo për vetë faktin pasi ka shumicën në Kuvend. Reformën në drejtësi, nuk mundet ta shoh të ndarë veçmas. Duke qenë e përfshirë në vorbullën e korrupsionit por, dhe të krimit të organizuar, segmentet e saja nuk janë dashamirëse për këtë reformë. Ministria e Drejtësisë, ka barrën kryesore në këtë reformë. Sa është e aftë ajo ta bëjë ? Reforma fillimisht fillon me mentalitetin. Duhet ta pranojmë se, në mentalitet kemi mbetur po me atë të sistemit diktatorial. Ne, akoma ecim dhe veprojmë me urdhra partie. Ministri, ndërhyn tek gjyqtarët për të marrë vendim, për x apo y çështje ku, jo rrallë herë janë të afërm, miq e shokë të ministrit, e herë-herë të kolegëve të tij. Por, ka dhe vendime, ku partia që i përket Ministri, kërkon ti ndihmojë militantet e sajë, me vendime anti-ligjorë. Gjyqtarët, të etur për një karrierë profesionale, të pa merituar, kthehen në urdhër zbatues të eprorit të tyre. Shpërblimi, që gjyqtari merr. Transferimi në një gjykatë të një shkalle më të lartë, ose në një qytet të një kategorie më të lartë. Kjo shitet jo rrallë herë si reformë në drejtësi. Kjo paaftësi dhe mentalitet i së kaluarës, ka sjellë si pasojë, korrupsionin që në drejtësi është ulur këmbëkryq.

Në drejtësinë shqiptare, punohet me mentalitetin e Partisë-Shtet. Ky mentalitet nuk mundet të shkulet vetëm duke deklaruar se jemi në demokraci dhe gjithkush ka të drejtë të punojë në këto organe, paçka se ka qenë, në kohën e diktaturës hetues, prokuror, gjyqtar, spiun apo dhe pjesë e segmenteve të sigurimit të huaj. Ky grupim pritet që të bëjë “Reformën në Drejtësi” paradoks. Vetëm në Shqipëri mundet të funksionojë ky lloj paradoksi. Por, drejtësia drejtohet dhe nga Presidenti i Republikës, i cili është dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. A mundet Presidenti të nisi reformën aktuale në drejtësi.? Presidenti, duket se ka një marrëveshje të fshehtë me palët politike, përsa i përket drejtësisë. Presidenti ” nuk është në gjendje” të plotësoj gjykatën e Lartë me gjyqtar. Emrat e paraqitura nga Presidenti. duket se nuk janë të mirëpritura nga maxhoranca, Por, kjo nuk do të thotë se janë kundra.

E para, me këtë mënyre kërkohet të bëhet reklama e këtyre emrave dhe më pas, kërkojnë të arrijnë në emrat e tyre të preferuar. Edhe këtë linjë e shesin sa si reformë. Jo rrallë, si një zbatim i përpikët që e lidhin dhe Kushtetutës, që e kanë shkelur mëse një herë. Reforma e drejtësisë nuk mundet të kryhet vetëm me gjykatat. Ajo fillon që në auditorët e  Universitetit të Drejtësisë. Pasi, dhe në këtë universitet, flitet e përflitet për rryshfete në provime, Pra, studenti përballet që në hapat e para me korrupsionin. Drejtësia nuk përbëhet vetëm nga gjykatat. Dhe Prokuroria është pjesë e kësaj reforme. Dhe organi akuzës ka gjynahet e veta. Këto fillojnë siç e kemi thënë dhe më parë qe nga mënyra e funksionimit dhe trajtimit që vetë prokuroria i bën akuzave, të ngritura e të dërguara për gjykim. Prokuroria, dhe pse me Kushtetutë është organ i pa varur, faktet tregojnë se ajo është në një linjë me gjykatën. Vetëm me urdhrat politik gjykata mundohet të ” zbus” akuzën e shell nga prokuroria.

E gjitha kjo situatë tregon se, korrupsioni, paaftësia, urdhrat e partisë, dosjet e gjithshka tjetër, nuk mundet të trajtohet dhe të reformohet po nga e njëjta dorë, që e solli në këtë gjendje. Duhet të pranojmë, se reforma duhet të bëhet në sistemin e drejtësisë. Sot, mundet të themi se;- Nuk funksionon sistemi. Gjë që nuk pranohet nga  vetë politika apo ekzekutivi. Me këtë sistem që kemi, jemi të dështuar sado ligje e kode të ndryshojmë. Ndërhyrja duhet të bëhet në sistem, po a mundet të ndryshohet sistemi. Është plotësisht i realizueshëm. Shqipëria ka kapacitete për të bërë këtë ndryshim. Kapacitete të cilët nuk ndikohen nga politika. Nëse do vazhdojmë të quajmë reformë në drejtësi, vetëm ndryshimin e lugjeve, atëherë i lind e drejta gjithkujt të thotë se :- Drejtësia nuk do reformohet. Por, ajo po arrnohet keqazi, nga njerëz që vetë janë të pa reformuar.

Një rol të madh, në këtë reformë kanë dhe mediat. Ndikimi i tyre bëhet i pranishëm, kur sjellin në vëmendje, jo vetëm punë e komisioneve por, dhe të mendimeve të ndryshe për këtë reformë. Nga kjo reformë preket çdo shtetas, organizatë, shoqëri, institucion shtetëror a privat, duke përfshirë dhe vetë median. Çdokush, duhet të kontribuojë dhe të japë ndihmesën e tijë. Reforma nuk mundet të bëhet vetëm nga ata, që ngrenë politikisht kartonin. Nuk mundet të bëhet, as pa pasur përfshirjen reale, e jo demagogjike të profesionistëve. Prandaj themi se, media ka një rol të rëndësishëm, jo vetëm në përcjelljen e mendimeve por dhe në atë të debatit të hapur e profesional. politike apo profesionale në drejtësi !?

Next Post

Të gjithë në burg!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In