• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma Zgjedhore/ “Të vegjlit”: Lista të hapura dhe numërim elektronik

by Lorenc Vangjeli
30/01/2016 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ftoi në një tryeze të përbashkët të gjithë kryetarët e partive politike të djathta pjesë e koalicionit pjesëmarrës në zgjedhjet e fundit parlamentare, për të diskutuar në lidhje me reformën zgjedhore.

Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ngelet qëllimi dhe angazhimi politik i gjithë këtyre partive. Në takim u shpreh vullneti për bashkëpunimin politik dhe elektoral të së djathtës në respektim të vlerave dhe kontributeve të të gjitha forcave politike. Po ashtu, në takim u ra dakort për qëndrimet mbi çështjet kryesore të reformës zgjedhore.

Në këtë takim u ra dakord që të ngrihet një grup i posaçëm teknik, i cili do të përgatisë dhe draftojë ndryshimet përkatëse duke ia paraqitur për diskutim PD-së dhe më pas komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Në takim u vendos që kjo tryeze të jetë e hapur edhe për subjektet e tjera politike të djathta. Në takim u ra dakort lidhur me aplikimin e sistemit proporcional dhe konkurimin me lista të hapura. Konkurimi me lista të hapura do të garantonte një Parlament të zgjedhur prej zgjedhësve shqiptarë dhe jo nga përcaktimet e krerëve të partive politike.

Po ashtu u vendos që procedura e votimit, vlerësimit dhe numërimit të votave të bëhet nëpërmjet sistemit elektronik në zbatim të kodit zgjedhor. “Implementimi i teknologjisë është shmangur në mënyrë të pajustifikuar dhe aktualisht përbën një detyrim të kodit zgjedhor”.

“Shteti shqiptar duhet të garantojë financim të fushatës eletorale për secilën parti politike, koalicion apo kandidat. Kjo do të shmangte kapjen e partive dhe qeverisjes nga paratë e korrupsionit apo interesat korruptive”, thuhet në deklaratën për shtyp të PR-së.

Tryeza në fjalë u zhvillua në ambientet e selisë së Partisë Republikane. Në fund të këtij takimi, pjesëmarrësit ranë dakord për zhvillimin e takimeve periodike deri në hartimin e një drafti të plotë përfundimar për ta propozuar më pas në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore.

Next Post

Autobusi me drogë/ Basha: Modeli i Ramës. Fuga: Asnjë FRESSH-ist i përfshirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

February 20, 2026
Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

February 20, 2026
Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

February 20, 2026
Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

February 20, 2026
Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

February 20, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Sot protesta e Berishës/ Policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit, akset që do bllokohen

February 20, 2026
Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

February 20, 2026
Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

February 20, 2026
Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

February 20, 2026
Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In