Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e së martës një takim me misionin monitorues të OSBE/ODIHR.
Burime për mediat bëjnë të ditur se Rama është takuar me përfaqësuesit në selinë rozë ndërsa temë e diskutimit mendohet të ketë qenë siguria e zgjedhjeve të qershorit dhe reforma e bllokuar.
Në takimin e së martës i pranishëm ishte edhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Taulant Balla.
Misioni i OSBE më herët ka zhvilluar takime edhe me drejtues të LSI dhe PD, ndërsa bëri thirrje për zgjidhjen e ngërçit politik. /javanews/b.d