• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma zgjedhore/ PS kundër propozimeve të LSI, Balla: E rëndësishme vota e emigrantëve

by A R
18/10/2016 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Listat e mbyllura garantojnë një proces shumë të rregullt. Sa e vështirë është në Shqipëri të përfundosh një proces zgjedhor kështu siç jemi. Imagjinoni se ç’do të ndodhtë në Shqipëri, sikur pas numërimit të votave të subjekteve politike, të niste një proces pafund për numërimin e votave për kandidatët. Ky është një element teknik, por ka plot atgumenta të tjerë të cilët e hedhin poshtë propozimin për të pasur lista të hapura“.

Për Taulant Ballën nuk është ide e mirë hapja e një diskutimi për lista të hapura apo të mbyllura dhe vetëm pas 3 ose 4 palë zgjedhjesh kjo mund të diskutohet.

“Debati më i rëndësishëm që duhet të zhvillohet është debati për të drejtën e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë. PS-ja ka paraqitur një platformë, ku fton të gjitha partitë që të shprehen në favor të këtij propozimi. Modalitetet infrastrukturore për organizimin janë të thjeshta. Qoftë me postë, qoftë përmes shprehjes së votës në pikat tona konsullore”, shpjegon Balla.

Socialistët kanë një propozim për mënyrën se si do të organizohen komisionet e zgjedhjeve: “Jemi të gatshëm për depolitizimin e komisioneve zgjedhore në nivel qendre votimi. Depolitizimin e anëtarit të shtatë. Propozojmë që të jetë një mësues, një punonjës i shërbimit civil ose avokat”.

LSI-ja kërkoi Parlament më të vogël dhe më pak biznesmenë në sallë, por socialistët janë kundër: “Shqipëria nuk ka një Parlament të madh. Mund të ketë ndoshta një numër më të reduktuar të ligjvënësve në Parlament. Edhe kjo është çështje që duhet marrë në konsideratë”.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, thotë: “Duhet të marrim masa që të sigurojnë besueshmërinë e procesit zgjedhor, duke futur votimin elektronik dhe numërimin elektronik. Për ne, në rast se ka zgjedhje të lira e të ndershme, të gjitha llojet e sistemeve janë të pranueshme.
Për mua, sistemi me listë të hapur, ndonëse është i pranueshëm, paraqet vështirësi për t’u zbatuar.
Kemi mendimin tonë si forcë politike që është më mirë që Parlamenti të ketë një numër më të vogël deputetësh.
Jemi pro mundësive të votimit të emigrantëve shqiptarë, nëse arrihet kontrolli i duhur”.

Next Post
Parlament/ Pollo: Dibranët nuk kalonin dot Selishtën, kodrat ruheshin nga kanabistët e armatosur

PD tërhiqet nga votimi elektronik, Pollo: Nuk ka më kohë për të bërë ndryshimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In