• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Zgjedhore/ PD sulm frontal ndërkombëtarëve, Ristani: OSBE e Borchard, përgjegjës për zvarritjen

by Java News
19/01/2017 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani shprehet se do të ishte më mirë sikur ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchard të mos kishte folur për pamundësitë e plotësimit të kërkesës së PD për votim dhe numërim elektronik. Deputeti Ristani, i cili është dhe anëtar i Komisionit posaçëm të Reformës Zgjedhore, thotë se në vend të deklaratave, ambasadori i OSBE duhet të kishte ushtruar presion ndaj mazhorancës që të realizoheshin rekomandimet e dhëna nga institucioni për zgjedhjet e 2013-ës thote ai per “Sot”. Ristani sheh përgjegjëse edhe OSBE për zvarritjen që i është bërë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Deputeti demokrat thotë se kërkesa e Partisë Demokratike për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 18 Qershorit do të përmbushet dhe me mbështetjen e aleatëve të kryeministrit Rama. Ristani shprehet se opozita në kërkesat për reformën zgjedhore do të kërkojë aleanca edhe tek partitë e koalicionit të majtë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Në vijim, numri dy i Partisë Demokratike paralajmëron tensione në rast se do të cenohet dhe manipulohet rezultati i zgjedhjeve të 18 Qershorit. Ristani thotë se do të ketë pasoja për çdo njëri, qoftë i thjeshtë, qoftë kryeministër, në rast se do të përpiqet të cenojë dhe deformojë vullnetin e popullit në zgjedhjet për parlamentin.

Bernd Borchard, ambasadori i Prezencës së OSBE në vendin tonë ka thënë se nuk ka më kohë për votimin dhe numërimin elektronik, kërkesa bazë kjo e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 18 Qershorit. Si e sheh një deklaratë e tillë?

OSBE duhet të kishte bërë mirë që të kishte ushtruar presion ndaj mazhorancës për realizimin e rekomandimeve të OSBE dhe ODIHR të bëra menjëherë pas zgjedhjeve të 2013 të paimplementuara në zgjedhjet e 2015. Pra, OSBE dhe ODIHR i ka bërë rekomandimet pas zgjedhjeve të 2013 dhe nuk ka bërë asnjë lëvizje, dhe asnjë presion minimal ndaj mazhorancës për t’i realizuar këto rekomandime direkt pas zgjedhjeve të 2013. Mendoj se do të ishte më mirë që ambasadori të mos e bënte një deklaratë të tillë sepse nuk është çështje kohe, është çështje vullneti, duan ta bëjnë apo nuk duan ta bëjnë. Në rast se duan ta bëjnë, kohë ka, sigurisht që kushton pak më shtrenjtë. Po të ishte bërë kohë më përpara mund të paguanim më lirë por nuk ka çmim garancia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

A mendoni se paraprakisht ambasadori duhet të kishte bërë një takim me bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore apo me përfaqësues të dy palëve para se të pohonte se nuk ka kohë për votim dhe numërim elektronik?

Mendoj që ambasadori vetë është shumë vonë për të ndërhyrë në këtë pjesë sepse ka qenë detyrimi i ambasadorit që nga momenti që ka dalë raporti i OSBE/ODIHR të ushtronte presion ndaj palëve, sidomos ndaj mazhorancës pasi është përgjegjësja kryesore për të implementuar rekomandimet që OSBE/ODHIR ka bërë në zgjedhjet e 2013-ës. Sot po flasim pikërisht për të ndryshuar Kodin Zgjedhor në mënyrë që të zbatojmë rekomandimet që OSBE ka lënë pasi u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme në 2013. Mendoj se ambasadori duhet të kishte filluar punën direkt sapo dolën dhe të bënte presion që ai material të implementohej dhe të shmangej përsëritja e problemeve në zgjedhjet e 2015. Ambasadori nuk u ndie në zgjedhjet e 2015. Pse duhet të hynim në zgjedhjet e 2015 pa realizuar rekomandimet e OSBE/ODHIR?!

Ju e shihni edhe ambasadorin apo institucionin e OSBE përgjegjës për zvarritjen e diskutimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor?

Po!

Mendoni se ka akoma hapësira që OSBE të ndërhyj për plotësimin e kërkesës tuaj për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe kërkesa të tjera që përfshihen në platformë?

OSBE ka të gjithë kohën e duhur për të mbështetur çdo veprimtari që synon të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira dhe me standarde.

Çfarë do të bëjë Partia Demokratet që pala e mazhorancës të përmbush kërkesën themelore të PD sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për zgjedhjet në qershor?

Partia Demokratike do të marrë të gjitha masat e duhura që t’u jap shqiptarëve zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme demokracia në Shqipëri nuk ka të ardhme, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në themel të zhvillimit demokratik të vendit. Ne do të bëjmë gjithçka që populli shqiptar të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pjesë e aksionit që ju përmendët janë edhe ndërkombëtarët?

I gjithë aksioni i Partisë Demokratike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, përveç sensibilizimit të votuesit shqiptar do të shtrihet edhe në gjetjen e mbështetjes së aleancave, me parterët tanë ndërkombëtarë dhe sigurisht dhe me elementët përparimtarë brenda mazhorancës.

Besoni se ka të tillë brenda mazhorancës?

Sigurisht që ka! Nuk mund të jenë të gjithë njerëzit e mazhorancës me Ramën dhe me kriminelët që ai ka me vete. Ne bëjmë të gjitha përpjekjet për të gjetur aleanca dhe mbështetje te çdokush që në Shqipëri do zgjedhje të lira dhe ndershme. Armik në këtë rast kemi vetëm krimin dhe bandat, të cilët sigurisht nuk duan zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdokush që do zgjedhje të lira dhe të ndershme është aleat në këtë luftë të Partisë Demokratike.

Mazhoranca deri më tani nuk ka treguar shenja se do të pranojë votim dhe numërim elektronik. Si e parashikoni situatën politike në tërësi përgjatë këtyre muajve?

Çështja është që Partia Demokratike, siç thashë dhe më sipër, do të përpiqet me të gjitha mundësitë, e ka mision, e ka detyrë, që të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo njeri, qoftë ky njëri i thjeshtë, qoftë ky kryetar partie, qoftë ky kryeministër, i cili do të përpiqet të cenojë, të shtrembërojë vullnetin e popullit, të cenojë zgjedhjet e lira, sigurisht që do të përballet jo vetëm me kundërshtimin maksimal nga Partia Demokratike si opozitë, por besoj se edhe nga të gjithë populli shqiptar sepse të gjithë jemi të interesuar që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo prekje e tyre do të ketë patjetër pasoja. Pasoja të asaj natyre që meriton një njeri që cenon thelbin e demokracisë. Patjetër që populli do t’i tregojë vendin.

ma.me

 

Next Post
Nisin punimet për ndriçimin e zonës te mbikalimi i Kamzës

Nisin punimet për ndriçimin e zonës te mbikalimi i Kamzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In