• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Zgjedhore, LSI kërkon impenjim real nga PS e PD

by Java News
18/12/2016 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje dy partive të mëdha PD-së dhe PS-së të nisin nga puna zbatimin e rekomandimve të OSBE/ODIHR për Reformën Zgjedhore. Nënkryetari i kësaj force politike, Luan Rama u shpreh se reforma zgjedhore është e domosdoshme edhe për garantimin e suksesit të reformës në drejtësi.

“Në emër të LSI ftojmë forcat politike, veçanërisht PD dhe PS që të demonstrojnë angazhimin e tyre real për të bërë të mundur realizimin e reformës zgjedhore dhe reflektimin aq sa është e mundur, në këtë limit kohe, të rëkomandimeve të OSBE/ODIHR.

LSI është e gatshme të ofrojë edhe në këtë rast për të bërë të mundur mbërritjen e konsensusit të nevojshëm, duke dëshmuar kështu jo vetëm pjekuri politike por dhe përgjegjshmëri para qytetarëve e partnerëve ndërkombëtarë.

Reforma zgjedhore do të bëjë të mundur edhe suksesin e reformës në drejtësi e reformave të tjera që kanë të bëjnë me integrimin europian të vendit. Që të bëhet i mundur realizimi i zgjedhjeve sipas standardeve, është e rëndësishme dhe përgjegjësi e madhe të realizohet me sukses reforma zgjedhore.

Ky është testi i radhës për angazhimin real për të dëshmuar se atë që kanë thënë për reformën zgjedhore nuk e kanë pasur dhe nuk kanë për ta pasur demagogji, por angazhim real dhe përgjegjësi real që duhet përmbushur”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se është humbur kohë dhe se diskutimi për Reformën Zgjedhore është në limitet e tij.

“Gjatë gjithë kësaj kohe nuk un bë e mudnur rtë reflrektohej asnjë prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Ato rekomandime që mund të garantonin një proces zgjedhor korrekt dhe të paanshëm”, tha nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
4-2, Real Madrid me një dorë te kupa

Real Madrid fiton botërorin e klubeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In