Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se opozita është e gatshme për të paraqitur propozimet për Reformën Zgjedhore, si një nga 9 kushtet e vendosura për çeljen e negociatave.
“Ne kemi denoncuar por njerëzit janë lodhur me denoncimet e opozitës. Ne do të flasim hapur se jemi parti dhe grup opozitar që jemi shumë të qartë në angazhimin tonë, për uljen e taksave, për të hapur biznese të reja, për kthimin e të rinjve dhe rejave që janë në botë se Shqipëria është e bekuar nga Zoti”- tha ajo.
Kryemadhi theksoi se opozita është e gatshme për të ecur përpara për të gjitha propozimet e reformës zgjedhore.
‘Ka një njeri që nuk do që të ece reforma, nuk do sepse pas kësaj Ramës i vjen hapi i dytë që janë zgjedhjet. Shqipërisë i duhet ti sigurohet hapja e negociatave. Nëse merr vendi një tjetër jo atëherë e ardhmja vihet në diskutim për shkak të shpopullimit masiv që do të ndodhë, duhet pak kombëtar, jo marrëveshje politike, por pakt që ka të bëjë me reformat kryesore të vendit”- tha ajo.
Sipas Kryemadhit, hapja e negociatave pergjegjesi per shqiptaret, femijet e tyre dhe te ardhmen e tyre.
“Nente 9 kushtet e bundestagut jane shume te rendesishme dhe ato fillojne me reformen zgjedhore, miratimin dhe me pas implementimin e saj per te tejkaluar krizen”-theksoi ajo.
Ajo premtoi se “do punojme cdo dite per te ngritur ne kembe vendin tone te cilin e ka shkaterruar Rilindja. Ka shprese sepse ka zgjidhje. Dje doli nje tjeter kryebashkiak qe nuk e mbante mend qe ishte denuar ne Greqi, mentaliteti i rilindjes eshte ai i falsifikimit, i zhvatjes”- tha ajo.
“Shqiperia eshte gjeja me e shtrenjte, nese rrenohet ajo rrenohen shtepite tona”- tha Kryemadhi.
g.kosovari