• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma zgjedhore, Indrit Sefa: PD kërkon një zonë elektorale, barazia e votës të jetë themeli

by A R
17/01/2024 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma Zgjedhore ka qenë diskutimi i ditëve të fundit në politikën shqiptare, teksa një takim i kryetarëve të komisionit të posaçëm për këtë reformë, Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri pritet të premten.

Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, ka qenë i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Aleksandër Furxhi.

Ai ka thënë se PD ka paraqitur propozimet e saj për reformën, që adresojnë ndër të tjera edhe problematikat e vëna në dukje nga OSBE-ODIHR.

Pyetje: Cili nga rekomandimet e OSBE-së të bëra në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, është më i rëndësishëm për Partinë Demokratike zyrtare.

Partia Demokratike ka ardhur me një paketë të gejrë propozimesh që mendojmë se janë të domsodshme për zhvillimin e një debati konstruktiv dhe adresimin e problematikave të ardhura nga OSBE dhe këto propozime janë tashmë të qarta për qytetarët shqiptarë, që lidhen edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që është heqja përfundimtare e herësit dhe hapja e listave dhe përveç kësaj ne kemi kërkuar edhe votën e qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Gjithashtu për të mundësuar dhe për ta bërë më të lehtë barazinë e votës ne kemi kërkuar edhe votim dhe numërim elektronik që të shmangim atë problematikë me 85 mijë vota të pavlefshme që dolën në vitin 2021. Kemi kërkuar edhe një zonë elektorale, ku barazia e votës të jetë në themel të jetë në themel të kësaj reforme.

Pyetje: Kjo është një element i ri dhe i paeksperimentuar në Shqipëri, një zonë elektorale e vetme në sistemin proporcional. Përse është e rëndësishme, përse duhet bërë kështu?

Sepse, po marr rastin konkret, në Vlorë një deputet del me 8500 vota, në Kukës duhen 13 mijë vota që të dalë një deputet, ndërkohë që pesha në parlament është e njëjtë dhe ata kanë një votë. Duke bërë të mundur Shqipëria një zonë elektorale ne heqim përfundimisht duke garantuar vleftësinë e votës së qytetarëve shqiptarë në çdo zonë të territorit të Republikës së Shqipërisë, por mundësojmë edhe votimin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët mund të votojnë në mënyrë të barabartë si gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

Pyetje: Duke zbatuar vendimin e Gjykatës Kushteteuse, për heqjen e asaj që quhet herësi, që nuk ëhstë fortë e lehtë për ta kuptuar për publikun e gjerë, por ideja është që duke zbatuar këtë vendim do të shkohet drejt listave të hapura, secili kandidat që do të ketë emrin në listë do të luftojë që të ketë sa më shumë vota, pse mendoni se ka ardhur koha për këtë element ndërkohë që PD gjithë këto vite nuk i ka pasur përzemër listat e hapura.

Gjithmonë ka një herë të parë. Këto janë kërkesa të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë të drejtë të shohin në Parlament përfaqësuesit e tyre, të cilët i kanë zgjedhur me votën e tyre. Çdo qytetar që shkon dhe i drejtohet kutive të votimit do të shohë veten të përfaqësuar aty dhe kur janë listat e hapura, kandidatët që kanë marrë më shumë vota do të përfaqësojnë qytetarët shqiptarë në Parlament. Ky është nje moment kyç në konceptin tonë, i cili do të mundësojë përfaqësimin më të gjerë të qytetarëve dhe duke u hequr pushtet kryetarëve të partive në Parlament dhe duke ia dhënë atë qytetarëve.

/a.r

Next Post
Pranga autorit/ E kritikoi se kaloi te vijat e bardha, postieri godet me grusht qytetarin, vdes në spital

U kap me drogë, arrestohet shqiptari në Greqi, çfarë i gjeti policia gjatë kontrolleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In