• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Zgjedhore, Celibashi te ‘Ligjet’: Edhe nëse nuk do të ketë sukses në 2025, rëndësi ka që…

by A R
11/06/2024 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka raportuar te Komisioni i Ligjeve punën e 2023, të institucionit që drejtor.

Pas raportimit, Celibashi u është përgjigjur dhe pyetjeve të deputetëve, ku një prej tyre, ligjvënësja Dhuata Çupi e pyet nëse vendi unë ka nevojë për një reformë të thellë zgjedhore.

Celibashi u shpreh duke thënë se Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë elektorale, por shtoi se problemi është se në vendin tonë reformat nisin afër periudhës së zgjedhjeve.

Ai tha se te mbledhja e Grupit të Dialogut ku ka qenë i pranishëm ka hedhur idenë se edhe nëse reforma nuk do të ketë sukses në zgjedhjet e 2025-ës, procesi i diskutimeve duhet të vijojë në mënyrë që të aplikohet në zgjedhje të tjera.

Një tjetër problematikë të cilën kreu i KQZ ngriti në Komision të Ligjeve ishte çështja e referendumeve, për të cilën tha se nuk ka rregullim të përshtatshëm të kuadrit ligjor.

Pyetje: A ka nevojë Shqipëria për një reformë të thellë zgjedhore?

Celibashi: Po, ka nevojë. Problemi këtu është se ne reformat elektorale i bëjmë shumë afër periudhës zgjedhore dhe as në këtë rast nuk shpëtuam nga kjo histori. Në kuadër të diskutimeve që po bëhen aktualisht nga Grupi i Dialogut për të adresuar disa çështje në kuadër të përmirësimeve ligjore për zgjedhjet e 2025, dhashë idenë se nëse nuk do të ketë sukses, nuk duhet të ketë arsye pse të mos vazhdojë procesi i diskutimit për çfarë do të duhet të ndryshojmë në ligjin zgjedhor.

Unë e kuptoj se interesi është të adresojmë çështjet për zgjedhjet e 2025, por pas 2025 do të ketë prapë zgjedhje dhe pse jo të diskutojmë për të gjitha çështjet dhe problematikat që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri.

E kuptoj që mund të shkaktojë një lloj hilariteti kjo ide, por nuk është pa sens, por shumë e arsyetuar. Shumë vende e aplikojnë këtë ide, ku miratohet ligji zgjedhor dhe hyn në fuqi pas zgjedhjeve të radhës.

Do të ishte e udhës që kjo strukturë të krijohej për të punuar dhe për të bërë një reformë të vërtetë zgjedhore.

Kryesore është çështja e referendumeve, duhet të ketë një rregullim të përshtatshëm ligjor gjë që sot nuk ekziston.

Nëse gjithë diskutimin për zgjedhjet në Shqipëri, nuk e bëjmë vetëm për zgjedhjet e radhës, mendoj se mund të kemi një produkt të mirë.

/a.r

Next Post
Trupi gjykues tërhiqet për vendimin / Grupi i Berishës dhe PD e Bashës përplasen për vulën në sallë

Trupi gjykues tërhiqet për vendimin / Grupi i Berishës dhe PD e Bashës përplasen për vulën në sallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In