• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Zgjedhore, Basha “puç” aleatëve, skemë ndëshkimi në 2017

by Java News
15/10/2016 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthehet klima e mosbesimit mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj tradicionalë. Teksa kryetari i opozitës, Lulzim Basha dha kushtrimin dy ditë për një aleancë të madhe kundër regjimit të drogës, në të njëjtën kohë, ekspertët e tij zgjedhorë, po përgatisin kushtet ligjore, të cilat godasin drejtpërdrejtë aleatët parlamentarë dhe jo parlamentar të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Konkretisht, në platformën e Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore nuk reflektohet kërkesa dhe kushti themelor i partive aleate, që ka të bëjë me ndryshimin e pjesshëm të sistemit zgjedhor, duke futur elementin e korrektimit kombëtar.

Po ashtu, gjatë negociatave mes PD-PS për Reformën Zgjedhore, mësohet se, Partia Demokratike nuk e ka përmendur në asnjë rast çështjen e korrektimit kombëtar, por ka këmbëngulur gjithnjë tek teknologjia zgjedhore dhe tek disa garanci, që reflektojnë interesat politike të saj. Refuzimi i korrektimit kombëtar rrezikon të përjashtojë nga parlamenti i ardhshëm edhe partitë me peshë reale në elektorat, të cilat në 2013, ishin pjesë e listës së PD.

Votat e tyre do të shkojnë në thesin e partive të mëdha, pasi sistemi aktual i kushtëzon të rreshtohen në një koalicion parazgjedhor. E njëjta situatë reflektohet edhe në kampin e majtë. Kërkesa për korrektim kombëtar nuk është thjeshtë një propozim i partive të ashtuquajtura të vogla të djathta, por i rreth 46 partive të majta dhe të djathta.

Korrektimi kombëtar
Korrektimi kombëtar vlerëson të gjitha votat e partive të vogla në të gjithë Shqipërinë, duke prodhuar mandat deputeti, nëse arrihet numri i caktuar, por nga ana tjetër dobëson pozitat e partive të mëdha në raport më partitë e vogla. Me sistemin aktual, një parti mund të marrë edhe 30 mijë vota, duke mos prodhuar asnjë mandat deputeti, siç ishte rasti i FRD në zgjedhjet e 2013. Nëse aplikohet korrektimi kombëtar, një subjekt politik mund të marrë një mandat deputetit edhe nëse merr 9 mijë vota në të gjithë Shqipërinë. Implementimi i korrektimit kombëtar rrit e prezencës e të vegjëlve në parlamentin e ardhshëm, por dobëson automatikisht peshën dhe fuqinë e partive kryesore.

Sulejman Gjana
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, tha se PD nuk ka një pozicion të qartë për korrektimin kombëtar. “Disa nga propozimet tona janë marrë parasysh nga PD siç është votimi elektronik, por akoma nuk kemi një pozicion të qartë nga PD për një propozim tonin po aq thelbësor sa të tjerët siç është rishikimi i sistemit, ku në dhe partitë e tjera kërkojmë një sistem proporcional në rang vendi(pra vetëm me një zonë elektorale) me lista të hapura dhe pa prag, ose minimalisht korrektimin kombëtar të sistemit aktual”, tha ai.

Premtimi
Në tryezën e disa javëve më parë, përfaqësuesit e opozitës kanë pranuar të gjitha kërkesa e partive të djathta për Reformën Zgjedhore. “Në takimet që kemi pasur me Z. Basha dhe drejtuesit e opozitës, i kanë pranuar propozimet tona dhe drejtuesit e lartë të saj kanë qenë të pranishëm në takimin me të gjitha partitë e vogla. Në rastin konkret, Z. Spaho ka dëshmuar qëndrimin e PD, duke mbështetur kërkesat për ndryshim të Kodit Zgjedhor.

Se sa do të mbrohen, mbështeten dhe do të merren parasysh nga PD, do të shohim qëndrimin e saj në vazhdim”, ka deklaruar kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi. Sipas tij, sistemi zgjedhor proporcional rajonal duhet të shoqërohet me korrektimin kombëtar duke vlerësuar të gjitha votat e shqiptarëve për çdo subjekt politik dhe mundësinë e përfaqësimit real të tyre në institucionet që prodhojnë zgjedhjet.

Platforma e PD
Platforma e Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore nuk reflekton kërkesën kryesore të aleatëve për korrektimin kombëtar. Platforma e opozitës e vë theksin tek zbatimi i plotë i ligjit të dekriminalizimit që të sigurojë që asnjë kandidat me rekorde kriminale të mund të marrë një post të zgjedhur, tek votimi dhe numërimi elektronik, financimi i partive vetëm nga shteti etj.

Kërkesat e të vegjëlve  
Korrektimi kombëtar

Komisionerë jo partiakë në të gjitha nivelet e administrimit të zgjedhjeve

Anëtarët e KQZ të emërohet nga Gjykata e Lartë

Lista të hapura të kandidatëve

Numërim dhe votim elektronik

Mbulim i barabartë i fushatës nga TVSH

Vota e emigrantëve

Propozimet e Partisë Demokratike
Kodi Zgjedhor duhet të përfshijë parashikime të reja për të parandaluar penetrimin e individëve në çdo nivel të administratës zgjedhore, deri tek niveli i numëruesit.

Partia Demokratike kërkon futjen e teknologjive në votim në vitin 2017, me qëllim identifikimin e sigurt të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumëfishtë në të njëjtën qendër votimi ose në qendra të ndryshme.

Partia Demokratike propozon që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta.

Duhen forcuar në Kodin Zgjedhor kriteret ndaluese për përdorimin e burimeve njerëzore dhe aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore në favor të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve. Për këtë qëllim duhet rishikuar edhe kuadri ligjor penal.

Media dhe fushata. Korniza ligjore duhet rishikuar me qëllim garantimin e parimit “par condicio” ose kushteve të barabarta si dhe të shmanget çdo formë censure të drejtpërdrejtë apo të tërthortë nga shteti apo media te veçanta.

Duhet rishikuar kuadri ligjor dhe administrative për hartimin e listave të zgjedhësve si dhe të garantohet integriteti i dokumenteve të identitetit.

Duhet të krijohen mekanizma ligjorë auditimi nëpërmjet auditësh zyrtarë si në rastin e listave të zgjedhësve, për të dhënat e sistemit TIMS në lidhje me hyrje-daljet e emigrantëve në periudhë zgjedhore dhe ditën e votimit, me qëllim verifikimin e mashtrimeve zgjedhore nëpërmjet votimit të paligjshëm në emër të emigrantëve.

Duhet siguruar informacion periodik mujor për ndryshimet e popullsisë në gjendjen civile me qëllim sigurimin e shpërndarjes së drejtë të mandateve sipas qarqeve.

Policia e shtetit duhet të garantojë që persona me rekorde kriminale apo të lidhur me struktura kriminale të mos jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit apo të dëmtojnë fushatën e subjekteve zgjedhore.

Rishikimi dhe sipas rastit, ashpërsimi i politikës penale në lidhje me krimet zgjedhore. Është i nevojshëm rishikimi i të gjitha dispozitave penale në lidhje me veprat penale zgjedhore.

Duhet rishikuar korniza ligjore që rregullon referendumet me qëllim garantimin efikas e të papenguar nga ligji apo vullnetet politike apo ekstraligjore e të drejtës për demokraci të drejtpërdrejtë.

Sistemi zgjedhor. Reforma duhet të marrë në shqyrtim edhe optimizimin e sistemit zgjedhor dhe eliminimin e hapësirave për abuzim me të.  dy.b/shqiptarja.com

ma.me

Next Post
“Kujt i vendos gjobë, të q*…”, shoferi kërcënon me thikë policin

Elbasan, tentuan korruptimin e policit për shmangien e gjobës, 2 në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In