Ambasada e Britanisë në Shqipëri ka reaguar për kthimin e opozitës jashtë paralamentare në tryezën e reformës zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada shprehet se ky lajm është inkurajues dhe se është e rëndësishme që reforma zgjdhore duhet të përmbyllet në një kohë të shkurtë për të bërë një hap më shumë drejt Bashkimit Europian.
”Lajm inkurajues në lidhje me angazhimin e Opozitës për të vazhduar angazhimin në Këshillin Politik. Është e rëndësishme që ngërçi të kapërcehet dhe Reforma Zgjedhore të përmbyllet në kohë sa më të shkurtër, për të përmirësuar procesin zgjedhor dhe për të bërë një hap më shumë drejt pranimit në BE”, shkruan ambasada.
/e.rr