• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma zgjedhore, 9 rekomandimet e OSBE/ODIHR për partite politike

by A R
12/12/2015 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentasre të 23 qershorit 2013, duket se do të jetë platforma bazë mbi të cilën partitë politike parlamentare do të diskutojnë në lidhje me reformën e ardhshme zgjedhore. Lidhur me këtë janë shprehur edhe forcat kryesore politike në vend, pas letrës që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u dërgoi drejtuesve të grupeve parlamentare në Kuvend, për ngritjen e komisionit për reformën elektorale. Palët duket se do të dakordësohen që rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR, të përbëjnë edhe bazën e punës së këtij komisioni, në momentin që ai do të institucionalizohet.

Në raportin e saj përfundimtar për zgjedhjet, OSBE/ODIHR ka propozuar një sërë propozimesh duke i ndarë në 2 kategori: të rëndësishme dhe të tjera. Në grupin e rekomandimeve të rëndësishme hynë vëmendja për të sqaruar dispozitat e Kodit Zgjedhor të cilat përkufizojnë aktet normative dhe akte të tjera që duhet të miratohen vetëm me një shumicë të cilësuar. Po sipas këtij raporti, në mënyrë që të garantohet barazia e votës, caktimi i numrit të mandateve për zonat zgjedhore duhet të bazohet në statistikat e fundit mbi shpërndarjen e popullsisë, sikurse përcaktohet me ligj, si dhe Kodi Zgjedhor të ndalojë zëvendësimin diskrecional të anëtarëve të KZAZ-ve nga partitë politike.

OSBE/ODIHR kërkon që autoritetet dhe partitë politike të hedhin hapa të vendosur për të siguruar që nuk ushtrohet presion mbi punonjësit e sektorit publik, aktivistët politikë si dhe persona të tjerë për të marrë pjesë në veprimtarinë e fushatës ose për të votuar në një mënyrë të caktuar. Një pikë tjetër e rëndësishme e këtyre rekomandimeve është që Kodi Zgjedhor, të përcaktojë qartë se kasetat e gatshme të përgatitura nga partitë politike të konsiderohen si material propagandistik dhe të mos detyrohen transmetuesit të transmetojnë në edicionet informative materiale të tilla të regjistruara më parë. Nga ana tjetër Kodi Zgjedhor duhet të garantojë të drejtat e të gjitha palëve të interesuara për të paraqitur ankesa administrative kundër vendimeve dhe veprimeve të komisioneve zgjedhore, veprimeve të parregullta gjatë fushatës, parregullsive në ditën e zgjedhjeve si dhe rezultateve.

 

Lidhur me Kolegjin Zgjedhor OSBE/ODIHR rekomandon që duhet të veprojë brenda kompentencave të tij dhe duhet ta detyrojë KQZ-në të miratojë vendimet e kërkuara. Në rast se KQZ-ja përfundimisht nuk është në gjendje të miratojë vendime të tilla, mund të eksplorohen nëpërmjet një procesi përfshirës mekanizma alternative për zgjidhjen e ngërçeve të tilla. Nga ana tjetër OSBE/ODIHR rekomandon që të kufizohet numri i vëzhguesve të partive politike për të ulur mbipopullimin në qendrat e numërimit të votave.

 

 

REKOMANDIME TE TJERA 

 

Në raportin e saj OSBE?ODIHR rekomandon që dispozitat penale mbi shpifjen të shfuqizohen plotësisht dhe të rregullohen nga legjislacioni civil, në mënyrë që të mos kufizohet padrejtësisht liria e shprehjes. Lidhur me financimin e fushatës elektorale OSBE/ODIHR rekomandon që për të rritur transparencën duhet të detyrohen pjesëmarrësit në zgjedhje t’i raportojnë rregullisht KQZ-së të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet për qëllime fushate dhe t’i kërkohet KQZ-së që të publikojë raporte paraprake të financimit të fushatës përpara ditës së zgjedhjeve.

 

(javanews.al) Me. Ar

 

Next Post

Euro 2016, Gianni De Biasi beson në mrekullinë e dytë të kuqezinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

December 23, 2025
Paqja fiskale, Rama takim me bizneset: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

Paqja fiskale, Rama takim me bizneset: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

December 23, 2025
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Edhe njëherë për prezumimin e pafajësisë

December 23, 2025
Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

December 23, 2025
U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Noka: Dha urdhër Gysi, nuk e njohim vendimin

U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Noka: Dha urdhër Gysi, nuk e njohim vendimin

December 23, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Opinioni për 6 liderët e 100 vjetëve të fundit dhe problemi elektoral i opozitës

December 23, 2025
Dhuna në Kuvend, “Etika” përjashton me 30 ditë gjashtë deputetë të PD. ‘Shpëtojnë’ 23 të tjerë

Dhuna në Kuvend, “Etika” përjashton me 30 ditë gjashtë deputetë të PD. ‘Shpëtojnë’ 23 të tjerë

December 23, 2025
Debate në ambientet e Kuvendit, Luan Baçi: Të lejohet raportimi i mediave…

Debate në ambientet e Kuvendit, Luan Baçi: Të lejohet raportimi i mediave…

December 23, 2025
Rusia godet Ukrainën pranë kufirit polak, Varshava reagon duke ngritur avionë luftarakë

Rusia godet Ukrainën pranë kufirit polak, Varshava reagon duke ngritur avionë luftarakë

December 23, 2025
Media britanike “Saga”: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026-n

Media britanike “Saga”: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026-n

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com