Takimet e Bashës me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike, ndër të tjera, kanë pasur në fokus konsultimet për Reformën Territoriale që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik.
Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.
Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.
/a.r