• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Reforma territoriale, rriti shpenzimet për paga me 35%, uli investimet me 41%

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma e re territoriale që reduktoi numrin e njësive vendore nga rreth 360 në vetëm 60 njësi nuk ka sjellë rezultatet e  pritshme për të kursyer rreth 60 milionë euro në formën e shpenzimeve për pagesat e personelit, por përkundrazi i ka rritur edhe më tej ato.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave  në gjashtëmujorin e parë të vitit njësitë vendore rriten shpenzimet për pagat me 35 për qind. Nga 4.6 miliardë lekë që ishin shpenzimet për paga në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, ato arritën në 6.3 miliardë lekë në janar-qershor 2016. Në të njëjtën masë u rriten edhe shpenzimet për sigurimeve shoqërore, teksa shihet se fondet e dedikuara për infrastrukturën janë ulur ndjeshëm.

Fondet për shpenzimet kapitale ishin 41 për qind më të ulta se një vit më parë. Në gjashtëmujorin e parë 2016 njësitë e reja vendore alokuan 3.4 miliardë lekë në formën e shpenzimeve kapitale. Kjo shumë një vit më parë në këtë periudhë ishte 5.9 miliardë lekë. Por shpenzimet e larta për investime vitin e kaluar arsyetohen edhe me zgjedhjet vendore.

Qeveria aktuale aplikoi një nga reformat më të mëdha në vend për ndarjen territoriale gjatë vitit të kaluar me argumentin kryesor, përdorimin me më eficience të fondeve publike. Me përqendrimin e komunave në bashkitë e mëdha, Ministria e Financave kishte përllogaritur të kursente së paku 60 milionë euro nga shkurtimi i personelit, të cilat do të rishpërndaheshin për investime, në shkolla, rrugë etj.

Por tani kur ka kaluar gati një vit nga zbatimi i reformës së re, pritshmëritë kanë shkuar në të kundërtën. Bashkitë e reja kanë fryrë edhe me tej stafet, duke çuar 48 për qind të fondeve në dispozicion për rroga, teksa shihet se shpenzimet për shërbimet bazë janë ulur dukshëm.

Njësitë e reja vendore në vitin e parë të qeverisjes së tyre nuk kanë qenë të suksesshme në pastrimin e territoreve. Disa zona turistike u tejmbushen me plehra, duke qenë jashtë syve të zyrave bashkiake.

Burimi: Monitor

ma.me

Next Post
“Shqipëria përtej e këndej Drinit”, Agolli: Parlamentarët këtej grinden për çdo gjë veç Kosovës

"Shqipëria përtej e këndej Drinit", Agolli: Parlamentarët këtej grinden për çdo gjë veç Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj dekreton ligjet për paqen fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi

Begaj dekreton ligjet për paqen fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi

January 13, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

January 13, 2026
“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian

“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian

January 13, 2026
E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In