• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

by A R
06/02/2026 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, njëkohësisht anëtare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, deklaroi se procesi i ri i reformës do të udhëhiqet nga të njëjtat parime themelore që orientuan edhe reformën e vitit 2015, por të përshtatura me realitetet e reja demografike, ekonomike dhe sociale të vendit.

E ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, Kuko theksoi se reforma synon të rikalibrojë jetën në territor dhe mënyrën se si ofrohen shërbimet për qytetarët.

“Parimet që do udhëheqin deputetët e Kuvendit për të bërë reformën do jenë parimet që kanë udhëhequr dhe reformën e parë. Reforma që rikalibron jetën në territor.

Kur flasim për ribërjen e bashkive, riorganizimin e jetës në terrirtor, duhet të marrim parasysh demografinë. Ne kemi pasur ndryshime shumë të mëdha demografike brenda këtij 10-vjeccari nga reforma e kaluar në këtë të tanishme”, u shpreh ajo.

Sipas Kukos, qëllimi i reformës nuk është krijimi i pabarazive mes territoreve, por garantimi i një standardi të njëjtë shërbimi për të gjithë qytetarët.

“Realitetin ekonomik të disa bashkive, disa bashki kanë marrë një profil më të veçantë kur vjen puna te turizmi apo si gjeneron të ardhura, dhe të kohezionit. Ne nuk duam të kemi një Shqipëri me 2 shpejtësi, por një Shqipëri ku qytetari merr shërbimin njësoj në secilën bashki”, tha deputetja.

Duke iu referuar reformës territoriale të vitit 2015, Kuko sqaroi se ajo nuk ka dështuar, por ishte e menduar që në fillim si një reformë që do të rishikohej pas një periudhe 10-vjeçare.

“Nuk ka diçka që nuk ka shkuar në vetvete. Reforma e kaluar ishte një përgjigje ndaj një territori të super fragmentarizuar. Ishte e vendosur që kur u bë reforma e kaluar, që do të rishikohej pas një 10-vjecari.

Reforma e kaluar solli 370 e kusur njësi administrative në 61. U bë një ribashkim i territorit.

Kritika mund të jetë që është shtuar numri i bashkive dhe është e kotë argumenti se burimet njerëzore janë shtuar a pakësuar. Shumë funksione që i kanë takuar qeverisjes qendrore, kaluan në qeverisjen vendore duke pasur funksione të deleguara, gjendja civile, arsimi parashkollor, etj,. Ishte një reformë e domosdoshme për kohën e cila funksionoi deri diku mirë sepse e shikojmë tani që bashkitë u bënë realitete ekonomike dhe shërbimi ndaj qytetarëve u përmirësua”, theksoi Kuko.

Sipas saj, kritikat që lidhen me rritjen e numrit të punonjësve në bashki nuk qëndrojnë, pasi shumë funksione të qeverisjes qendrore iu deleguan pushtetit vendor.

“Gjendja civile, arsimi parashkollor dhe funksione të tjera kaluan te qeverisja vendore. Bashkitë u kthyen në realitete ekonomike dhe shërbimi ndaj qytetarëve u përmirësua”, u shpreh Kuko.

Megjithatë, ajo pranoi se kishte hapësira për përmirësim, veçanërisht në menaxhimin e financave vendore, mbledhjen e taksave dhe organizimin e disa bashkive të vogla.

Deputetja e PS theksoi se lëvizjet demografike dhe sezonaliteti, sidomos në zonat turistike, e bëjnë të domosdoshëm riorganizimin territorial.

“Sot jemi në një fazë tjetër, jemi në një fazë ku lëvizjet demografike sjellin nevojën për riorganizimin e territorit. Bashki të vogla, si Himara me dhjetëra mijë banorë gjatë vitit, në sezonin turistik bëhet bashki kolosale. A s’duhet të planifikojmë të mos kemi këto planifikimet sezonale? Kjo reformë është e domosdoshme për kohën.

Nuk po themi që kemi dështuar me reformën e kaluar, mund të ishin bërë disa gjëra shumë më mirë, si kur vjen puna me financat vendore, për mbledhjen e taksave vendore, apo për mënyrën si u orhganizuan disa bashki të vogla, por tashmë jemi në një moment tjetër ku bashkitë s’do duhet të jenë thjesht entitete administrative burokratike por dhënëse shërbimi për qytetarët”, tha ajo.

Sa i përket projektit fillestar të reformës, Kuko bëri të ditur se ende nuk ka një draft konkret, pasi procesi do të bazohet në konsultime të gjera.

“Projektin fillestar nuk mund ta them. Për fat të mirë ne do kemi dhe kolegët e opozitës në tavolinë, është mirë kur kemi rrahje mendimesh. Shoqata që ka mbuluar bashkitë e djathta ka pasur një oponencës të shëndetshme kur vjen puna për pjesën e reformës, por kjo do kërkojë një konsultim.

S’mund të dalim me planin fillestar pa analizuar realitetin apo ta bëjmë në mënyrë statike mbi letër. Kjo është arsyeja pse do kemi takime në territor, do shohim si jepen shërbimet, do takohemi me aktorë e faktorë”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se do të ketë takime në terren, konsultime me pushtetin vendor, aktorët lokalë dhe qytetarët, për të vlerësuar realisht cilësinë e shërbimeve.

“Në këtë fazë, bashkitë nuk duhet të jenë thjesht entitete administrative burokratike, por dhënës realë shërbimi për qytetarët”, shtoi Kuko, duke kujtuar se reforma e kaluar solli edhe konceptin e “one stop shop”, ku shërbimet merren në një sportel të vetëm.

Duke shpjeguar konkretisht efektet e reformës, Kuko u shpreh se ajo do të sjellë një rikalibrim të shërbimeve publike, në funksion të nevojave reale të qytetarëve.

Sipas saj, reforma do të shoqërohet edhe me një rikonceptim të këshillave të qarqeve, duke iu afruar modelit të rajoneve funksionale.

“Nëse një shërbim i caktuar është i vendosur në një pjesë të territorit që nuk i përgjigjet më realitetit demografik apo ekonomik, do të rishikohet mënyra se si ai shkon te qytetari. Do të kemi një rikonceptim të këshillave të qarqeve dhe do t’i afrohemi konceptit të rajoneve, ku zhvillimi i territorit bëhet në mënyrë më të përgjithshme dhe të koordinuar”, u shpreh Kuko.

Next Post
“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit

"Partizani", Malltezi: Gjetëm mbi 35 falsifikime, prokurorët dhe Irena Gjoka kishin komunikime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In