• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Reforma Territoriale, ka dëmtuar rëndë sistemin e mbrojtjes së fëmijëve”

by Java News
19/05/2016 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistë e JAVAnews me Drejtorin e Qendrës për Mbrojtjen e fëmijëve. Ku çalon i gjithë sistemi i sotëm për mbrojtjen e fëmijëve dhe pse Reforma Territoriale prishi shumë hallka, që ishin ngritur me vështirësi për mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa shumë punonjës janë zëvendësuar me të tjerë të patrainuar …

Intervistoi Ben Andoni

Për Hazizajn, Drejtorin e Qendrës për Mbrojtjen e fëmijëve, situata e tyre është e qartë. Neve kemi dëmtuar më shumë sesa do të donim të rregullonim me Reformën Territoriale, sa i përket çështjes së fëmijëve, ndërsa aktualisht hallkat janë dëmtuar aq shumë sa mund të themi sa ato kanë shkuar gati në nivelin parak, thotë ai për Javanews. Dhe, ato që referon janë vërtetë të frikshme. Duke pasur një database të konsoliduar por më shumë përvojë, ai shpjegon se: Sot, jeta e fëmijëve, është më pak e mbrojtur sepse gjatë zbatimit të Reformës nuk u morën në konsideratë nevojat dhe prioritetet e fëmijëve e përtej kësaj as Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri. Dhe, arsyeja dihet. Fëmijët nuk janë asfare votues dhe duke mos qenë të tillë ata s’janë thjesht mënyra sesi politikanët abuzojnë në kohë të caktuara me të drejtat e tyre, duke u hequr dhe u ofruar si mbrojtës potencialë. Në fakt, koha po tregon që politika jo vetëm është e gabuar por qëndron ende shumë larg interesave të vërteta të fëmijëve, sidomos atyre me probleme.

Paradoksi ka zbritur që me strukturat e reja të Reformës Territoriale, duke u shpjeguar se për shkak të mungesës së konsultimeve ka shumë e shumë problematikë me implementimin e saj. “Ajo çfarë ka ndodhur në zbatim të reformës është që shumë njësi të të drejtave të fëmijëve në nivel qarku janë mbyllur dhe shumë njësi të mbrojtjes së fëmijëve në nivel të Bashkive të reja, ose janë mbyllur, ose janë pezulluar ose janë zëvendësuar me njerëz që nuk janë të trainuar për të drejtat e fëmijëve ose për mënyrën sesi funksionon sistemi i mbrojtjes”.

Ndërkohë që shqetësimi më i madh vjen prej reagimit dhe mungesës së profesionalizmit të Ministrisë së linjës, e cila për hir të së vërtetës, është shumë apatike dhe pothuaj aspak bashkëpunuese, sipas tij. “Problemi është që deri më tani askush nga kjo Ministri nuk i ka marrë në konsideratë ankesat apo kërkesat tona dhe çështja e fëmijëve ka ngecur pezull. Të paktën, në nivelin e shoqërisë civile duhet të them që ne jemi shumë të pakënaqur me mënyrën sesi po administrohet e gjithë Reforma Territoriale dhe ky sens i frustrimit sigurisht që rritet sa herë që kemi raste ekstreme kur humbasin jetën fëmijët apo kur ata janë në rrezik”, përfundon ai për Javanews.


A e ka dëmtuar realisht Reforma Territoriale strukturën e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna në vend?

“Reforma Territoriale ka dëmtuar dhe po dëmton ende në një vlerë të pallogaritshme të gjithë sistemin që prej vitesh është ngritur me mund dhe shumë vështirësi, atë të mbrojtjes së fëmijëve nga çdo situatë e rrezikshme apo të rëndë. Sot, jeta e fëmijëve, është më pak e mbrojtur sepse gjatë zbatimit të Reformës nuk u morën në konsideratë nevojat dhe prioritetet e fëmijëve e përtej kësaj as Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri. Fëmijët duke mos qenë votues është gjithë një shumë e lehtë t’i harrosh dhe të kujtohesh për ta kur të duhen për të zbukuruar fondin gjatë fushatave elektorale. Shoqëria civile ka kërkuar me forcë e vazhdon ende të kërkojë që kjo reformë të bëhet në konsultim me të gjithë grupet shoqërore, që ofrojnë shërbimet për grupet në nevojë”.

Dhe, çfarë ka ndodhur në zbatim të reformës…

“Ajo çfarë ka ndodhur në zbatim të reformës është që shumë njësi të të drejtave të fëmijëve në nivel qarku janë mbyllur dhe shumë njësi të mbrojtjes së fëmijëve në nivel të Bashkive të reja, ose janë mbyllur, ose janë pezulluar ose janë zëvendësuar me njerëz që nuk janë të trainuar për të drejtat e fëmijëve ose për mënyrën sesi funksionon sistemi i mbrojtjes. Kam përshtypjen që tashmë do të na duhet ta fillojmë çdo gjë nga e para, që është një humbje e madhe si për shtetin, ashtu edhe për ne që punojmë me fëmijët çdo ditë”.

Si e shikoni realisht qëndrimin e Ministrisë së linjës dhe strukturat e tjera të shtetit shqiptar, para apeleve tuaja të vazhdueshme…

“Në bindjen time ka një mungese komunikimi midis Ministrisë që mbulon zbatimin e Reformës Territoriale dhe asaj të Mirëqenies. Nëse tek kjo e fundit ne shohim një partner serioz dhe të dedikuar për mbrojtjen e fëmijëve, Ministria e Pushtetit Vendor as që i ka pasur në konsideratë të paktën deri tani, të Drejtat dhe problemet e fëmijëve. Ne jemi munduar të nxisim një dialog me ta përgjatë dy viteve, por përpjekja ka qenë e pasuksesshme. Ka pasur një tendencë nga ana e tyre, mbase edhe për shkak të madhësisë së Reformës, që çështje si kjo e mbrojtjes se grupeve më të dobëta të shoqërisë, t’i lenë për në fund”.

Dhe, sa realisht i ka marrë në konsideratë, në kohën që flasim, problematikën e fëmijëve…

“Problemi është që deri më tani askush nga kjo Ministri nuk i ka marrë në konsideratë ankesat apo kërkesat tona dhe çështja e fëmijëve ka ngecur pezull. Të paktën, në nivelin e shoqërisë civile duhet të them që ne jemi shumë të pakënaqur me mënyrën sesi po administrohet e gjithë Reforma Territoriale dhe ky sens i frustrimit sigurisht që rritet sa herë që kemi raste ekstreme kur humbasin jetën fëmijët apo kur ata janë në rrezik. Kjo situatë mund të ndryshojë vetëm nga ata, pasi në të vërtetë jemi munduar që ta zgjidhim dhe të jemi pranë tyre me ekspertizën tonë”.

Next Post

Drejtësia sipas PD-së/ Të shkrihet këshilli i emërimeve, votim me 2/3 deri në shtator 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazh për prodhimin shqiptar dhe Shqipërinë evropiane/ Gjergj Luca uron Vitin e Ri me punëtorët e tij (VIDEO)

Mesazh për prodhimin shqiptar dhe Shqipërinë evropiane/ Gjergj Luca uron Vitin e Ri me punëtorët e tij (VIDEO)

December 30, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, kush janë më të votuarit për deputetë?

Zgjedhjet në Kosovë, kush janë më të votuarit për deputetë?

December 30, 2025
Thirrja e fortë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për liderët botërorë: Merreni seriozisht!

Thirrja e fortë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për liderët botërorë: Merreni seriozisht!

December 30, 2025
Tre automjete përplasen në aksin rrugor Lushnjë-Fier, raportohet se.. Zjarrfikësit dhe ambulancat në vendngjarje (FOTOT)

Tre automjete përplasen në aksin rrugor Lushnjë-Fier, raportohet se.. Zjarrfikësit dhe ambulancat në vendngjarje (FOTOT)

December 30, 2025
U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

Gonxhja: Lajm i jashtëzakonshëm për kinemanë në Shqipëri! Rreth 1.4 milionë euro për..

December 30, 2025
“Fito me Vodafone”, shpall fituesit e llotarisë së përvitshme

“Fito me Vodafone”, shpall fituesit e llotarisë së përvitshme

December 30, 2025
U tha se kishte dijeni për abuzimin seksual të të miturës në Përmet, rikthehet në detyrë pas disa muajve shefi i krimeve

U tha se kishte dijeni për abuzimin seksual të të miturës në Përmet, rikthehet në detyrë pas disa muajve shefi i krimeve

December 30, 2025
Viktor Zhusti i rikthehet fotos me Adriatik Lapajn: Më thanë ‘i pafytyrë, pa dinjitet dhe Sorosian’! Përgjigje për..

Viktor Zhusti i rikthehet fotos me Adriatik Lapajn: Më thanë ‘i pafytyrë, pa dinjitet dhe Sorosian’! Përgjigje për..

December 30, 2025
Serbët drejt kutive të votimit në vitin 2026/ Vuçiç plotëson kërkesën për zgjedhje të parakohshme

Serbët drejt kutive të votimit në vitin 2026/ Vuçiç plotëson kërkesën për zgjedhje të parakohshme

December 30, 2025
Del fotoja e 67–vjeçarit që humbi jetën pas shpërthimit në hyrje të pallatit në Shkodër! Kush ishte viktima Hysni Ymeri

Del fotoja e 67–vjeçarit që humbi jetën pas shpërthimit në hyrje të pallatit në Shkodër! Kush ishte viktima Hysni Ymeri

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com