• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ Rama: “Radiografinë” e gjyqtarëve s’e negociojmë, PD do të ruajë “vëllazërinë”

by Java News
14/06/2016 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas votimit nen për nen në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi, Kryeministri Rama ka dalë përsëri para publikut për të dytën ditë rradhazi, duke thënë se propozimi i “vendeve të rezervuara” është i papranueshëm për maxhorancën, sidomos kur fjala vjen tek dy institucionet që kanë të bëjnë me kontrollin dhe verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Rama shtoi se ditën e djeshme është keqkuptuar nga Basha, duke thënë se ai nuk ka dhënë lëshime kur vjen fjala tek vendet e rezervuara në KLGJ e KLP (Kontrolli i Lartë Gjyqësor e ai i Prokurorëve).

Rama i ka mëshuar faktit se Basha kërkon të manipulojë rezultatet që do të sjellë skanimi i sistemit gjyqësor përmes dy institucioneve të vetingut, ndaj sipas tij, kërkon vendet e rezervuara. Kryeministri thekson se arsyeja që qëndron prapa kësaj, është fakti se opozita kërkon të mbrojë, atë që Rama ka quajtur si “vëllazëria” e ngritur në sistemin gjyqësor.

Kryeministri tha se kjo është një lojë “kukafshehti” e opozitës, në kushtet kur as maxhoranca dhe as ndërkombëtarët, nuk do ta pranojnë kurrë që në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit të ketë njerëz të zgjedhur nga politika.

“Dua të përshëndes me mirënjohje të gjithë anëtarët e shumicës parlamentare në Komisioni e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, për punën kolosale, me votimin e sotëm të shumicës, në këtë komision. Dua të falenderoj BE dhe SHBA për mbështetjen e ajshtëzakonshme që i kanë dhënë këtij procesi historik dhe posaçërisht dy mabsadorët për punën e tyre të paanshme në interes të popullit shqiptar. Dua të falenderoj po ashtu, më të rëndësishmin, publikun shqiptar, socialist, dmeokrat, pa parti, njerëz të zakonshëm të cilët në shumicën më të mundhsme mbetën burimi kryesor i presionit mbi klasën politike për ta kaluar këtë reformë. Votimi i sotëm u krye në kohën e kronometruar paraprakisht, dhe në rrugën e njoftuar nga unë pas takimit të pasuksesshëm me lidershipin e PD.

Jam i keqardhur që dje kreu i PD bëri një përpjekje të kotë, për të hedhur hi në sytë e opinionit publik. Ai tha se unë paskam pranuar ‘vendet e rezervuara’, ndërkohë që unë se kam thënë kurrë këtë. Në fakt ne nuk i kemi pranuar vendet e rezervuara’. Ne jemi gati të vazhdojmë të negociojmë për zgjidhje. Por duke dëgjuar Lulzim Bashën, duhet të them se nëse në barkun e atyre që nuk e duan reformën ka lloj lloj lepujsht, luepuri më i madh është frika nga vetingu, apo radiografia e çdo prokurori e gjykatësi.

Me keqardhje, por vendosmërisht, e përsëris sot se kjo frikë e madhe dhe plotësisht e kuptueshme, nga radiografia, të gjithë atyre prokurorëve e gjykatësve që kanë bërë krime, por edhe politikanët e lidhur, as nuk është problemi ynë, as nuk e bëjmë pjesë e hesapeve partiake. Partitë nuk mund të çojnë njerëz në komisionin e radiografimit. Pa një radiografim të pavarur të gjykatësve nga partitë, dhe pa laruar ata që janë fryrë nga xhepat e nga trutë duke vrarë drejtësinë, kjo nuk ëhstë më një reformë. Çdo konsensus ëpr të manipuluar rezultatet e radiografimit, jo vetëm do të ishte vrasje e shpresës por edhe nuk do të njihej kurrë si një reformë reale në drjetësi, as nga BE dhe as nga SHBA.Konsensus po, por pa shkelur parimin e pangociueshëm të transparencës, pavarësisë dhe profesionalizimin, në radiografimin e gjithë individëve që janë sot në sistem e duhet të punojnë në sistemin e ri.

Edhe mesazhi i ministrit gjerman ishte i qartë, pa reformë nuk ka negociata, por kushedi se kur hapet rruga. Se çfarë reforme duhet për të qenë të denjë për në BE nuk e themi dot ne, as PD, por vet Bashkimi Evropian. As SHBA nuk e pranon dot këtë loj kukafshehti. PD na kërkon të ëprfshihemi dhe ne duke kushtëzuar votën e saj për reformën. Unë nuk e votoj një reformë që fut partitë në komiisonin e radiografimit të prokurorëve e gjykatësve. Që bëhet njësoj si KQZ-ja famëkeqe e KQZ-së së 2011. Çdo lloj kompromisi të natyrës që pretendon PD do ta kthente këtë organ në zorrën e partive në sistem.

Sado mirë ta lexojnë opinionin e Venecias aprtitë tona, nuk besoj se mund të ketë një parti, aq më pak PD, nuk besoj se e lexon më mirë se ekspertiza ndëkrombëtare e BE dhe SHBA.

Sado mirë ta lexojnë opinionin e Venecias partitë tona, nuk besoj se mund të ketë një parti, aq më pak PD, nuk besoj se e lexon më mirë se ekspertiza ndërkombëtare e BE dhe SHBA.

Si ka mundësi, PS, partia më e madhe që udhëheq koalicionin, heqka dorë nga kontrolli i Vetingut, ndërsa PD-ja në vend që të ndihet mirë, por do patjetër duart e veta në procesin e Vetingut. Ëhstë një pyetje retorike që çdo mendje e arsyeshme e kupton përgjigjen. Por sidoqoftë unë e kam një përgjigje për këtë që ëhstë e thjeshtë. PD jo thjesht i trembet reformës, por nuk do të prishë vëllazërinë, dhe lidhjet me prokurorët e gjyqtarët e korruptuar të cilët i ka përdorur e i përdor për qëllimet e veta. I ka përdorur për t’u mbrojtur nga drejtësia. I ka përdorur e i përdor ëpr të sulmuar kundërshtarët. Dikush do më thotë se duke folur kështu troç, si mendoj unë se janë gjërat, unë nuk e ndihmoj konsensusin. PD nuk e do reformën se i trembet prishjes së ‘vëllazërisë’ me gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.“- tha Rama.

Rama flet për arrestimin e Elvis Roshit

Në lidhje me arrestimin e ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, Rama ka thënë se çështja duhet të zbardhet me vërtetësi të plotë. Në një njëjtën kohë, Kryeministri Rama ka theksuar se qeveria nuk mund të heshtë në rastet kur ndalimet vijnë pa prova e pa fakte, një rast që për Ramën ka ndodhur me ish drejtuesin e Policisë Haki Çako.

“Nuk kam asnjë koment, sepse nuk bëj pjesë te ata që kur nuk i pëlqen për srsye politike diçka përdor politikisht pozicionin për të sulmuar prokurorinë, por nënvizoj që çështja duhet të zbardhet me vërtetësi dhe me përgjegjësi të plotë, ashtu sikundër kam nënvizuar në të gjtiha rastet: për ne nuk ka dy drejtësi, për vete dhe për dikë tjetër, për ne ka një drejtësi. Natyrisht që nuk mund të heshtim kur pezullohet pa prova drejtori i policisë…Unë jam fuqimisht me gjithë zemër, me mbështetje të gjithëkujt, dhe çdo anëtari të familjes sonë politike, deri kur kanë diçka për të provuar para drejtësisë, duhet ta provojnë para drejtësisë, jo para meje.”- tha Kryeministri Rama.

Rama: PD e lexon në gjuhën “shqupishte” Venecian

Ju kujtohet paragrafi 55, ku kërkonin 2/3 e bla bla…Tani na ka dalë 88, unë nuk i lexoj as 55 as 88, sepse unë besoj se nuk jam personi që duhet të merret me këtë. Unë ja lë atyre që lexojnë anglisht anlgisht dhe jo atyre që lexojnë “anglisht shqip shqupisht”. S’duhet ta pranojmë tani që “shqupishtja” është më e vërtetë sesa anglishtja e lexuar nga amerikanët etj. SHBA dhe BE, sot kishin përfaqësuesit e tyre në komision, dhe mbështetën punën e këtij komisioni. Si shpjegohet që edhe këta sot kanë vënë gishtin drejtpërdrejt se ku është problemi, dhe kanë dhënë qartësisht indikacionin se ku është sfida. Ata janë të angazhuar, Shtëpia e Bardhë është shumë e angazhuar, Brukseli, Gjermani, etj, janë shumë të angazhuar për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në BE. Vetëm një forcë ka ngelur jashtë rrethit, vetëm PD.

Next Post

Zvarritjet mujore nëpër gjykata... vetëm 14% e çështjeve përfundojnë në kohë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In