• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reforma, pas drejtorëve radhën e ka personeli i burgjeve

by A R
31/10/2017 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, ishte i ftuar sot në studion e “45 minuta” në Report Tv, ku ka folur rreth situatës aktuale të burgjeve, problematikave të tyre dhe reformave që priten të ndërmerren.

Çuko ka komentuar edhe largimin e tetë drejtorëve të shtunën e kaluar ku tha se nuk ishte aspak e motivuar politikisht, por ligjërisht.

“Nuk ka gjë të motivuar politikisht, por ligjërisht. Sistemi i burgjeve ka burgje dhe paraburgime. Është një sistem goxha i madh dhe kontrolli i tij nuk është i lehtë.”, tha Çuko.

Sipas Çukos sistemi i burgjeve në vendin tonë kanë problematika të shumta, një ndër këto është edhe futja  esendeve të ndaluara, e për këtë sipas tij është e domosdoshme që  të bëhet një reformë e plotë edhe në personel.

“Është shumë e domosdoshme kryerja e një reforme në personel. Reforma në sistemin e burgjeve janë reforma ligjore. Dy ligje. I pari ai për trajtimin dhe të drejtat e të dënuarve dhe ligji për policët e burgjeve. Këta kanë nevojë për ndryshime të thella. Shtylla e dytë e reformës është reforma në personel. Do nisim nga rekrutimi trajnimi mbështetja finaciare dhe ritrajnimi i vazhduar i trajnimit. Këtu ka çaluar shumë puna. Në lidhje me rekrutimet dhe trajnimet.”, u shpreh Çuko.

Ai u shpreh më tej se emërimet në personel, ashtu sikurse edhe për drejtorët, do të bëhet nëpërmjet konkurimit për të shmangur në këtë mënyrë edhe emërmiet politike.

Intervista  e plotë:

Do të doja ta nisnim me atë që ndodhi javën e kaluar, me largimet e drejtorëve të burgjeve. këto largime ishin të motivuar politikisht?
Nuk ka gjë të motivuar politikisht, por ligjërisht. Sistemi i burgjeve ka burgje dhe paraburgime. Është një sistem goxha i madh dhe kontrolli i tij nuk është i lehtë. Është shumë e domosdoshme kryerja e një reforme në personel. Reforma në sistemin e burgjeve janë reforma ligjore. Dy ligje. I pari ai për trajtimin dhe të drejtat e të dënuarve dhe ligji për policët e burgjeve. Këta kanë nevojë për ndryshime të thella. Shtylla e dytë e reformës është reforma në personel. Do nisim nga rekrutimi trajnimi mbështetja finaciare dhe ritrajnimi i vazhduar i trajnimit. Këtu ka çaluar shumë puna. Në lidhje me rekrutimet dhe trajnimet Sistemi i burgjeve ka pasur shumë problematika. Shqetësuese ishte futja se sendeve të ndaluara

Cilat ishin këto sende?

Janë të ndara në grupe, por zakonisht janë celulare, alkool dhe drogëra. Janë kapur 20 raste të futjes dhe tentativës së futjes së drogërave, kryesisht të lehta. Këto sende të ndaluara nuk ranë nga  qielli dhe kjo tregonte efiçensën e dobët të menaxhimit.

Ky ka qenë një fenomen në masë?

Besoj që po. Një statistikë nga janari në korrik janë kapur rreth 70 celularë, për dy muaj e pak u kapën 157 celularë. Nuk pretendoj që ka të tjerë të ngelur apo për të korruptuar sistemin në përgjithësi për të futur sende të ndaluara. Është shumë e domosdoshme kryerja e një reforme në personel.

Reforma në sistemin e burgjeve janë reforma ligjore. Dy ligje. I pari ai por trajtimin dhe të drejtat e të dënuarve dhe ligji për policët e burgjeve. Këta kanë nevojë për ndryshime të thella. Shtylla e dytë e reformës është reforma në personel. Do nisim nga rekrutimi trajnimi mbështetja finaciare dhe ritrajnimi i vazhduar i trajnimit. Këtu ka çaluar shumë puna. Në lidhje me rekrutimet dhe trajnimet.

Thoni që ka pasur rekrutime politike?

Po dhe e them me bindje të plotë. Ndërhyrja politika ka qenë e fortë sepse janë mënjanuar kriteret personale dhe ka pasur raste të dukshme të njerëzve pa aftësi personale. Këto përbëjnë një lloj sistemi të tillë që reflekton në punë e personelit në burgje

Javën e kaluar ishin 7 drejtorë që u larguan, do të ketë të tjerë?

Nuk është ndonjë hata e madhe. Edhe më përpara ka pasur shkarkime e dorëheqje të detyruara.

Do të ketë të tjera?

Nuk mund të merret vendim apriori. E gjithë puna ime është në çuarjen e sistemit të burgjeve në shinat e plot ligjore e profesionale. Nëse do ketë burgje që nuk do jenë në efiçensë të plotë padyshim do ketë. Ne do ta mbështesim punën në përmirësimin e ligjit.

Reforma në personel do jetë e thellë do kapë mbi 50% të personelit?

Ç’rëndësi kanë shifrat. Hapja e konkursit transparenca me të cilin do të bëhet ky emërim tregon që ka ikur koha e qokave.

Nëse do keni presion nga deputetë të PS për njerëzit e tyre si do veproni?

Po e përsëris që hapja e konkurseve për drejtorët, dhe shumë shpejt edhe për të gjithë funksionet në burgje. Është konkurs publik, si mund të thuash që do të ketë presione.

Një nga largimet më me shumë bujë ishte drejtoresh a burgut të grave, e kishte të motivuar largimin zonja Jakaj?

Zonja Jakaj ka qenë drejtoreshë për një kohë të gjatë, por fakti që shkeli disa herë rregulloren e cila sanksiononte se daljet publike në media nuk lejohen pa miratimin e  eprorëve, do të thotë se ajo i përmbushi kushtet për largimin e saj.

Kur dolët that jemi keq se nuk kemi as pranga, a është përmirësuar?

Është përmirësuar që nga ai moment. Ka pasur raste kur nuk kemi pasur as pranga. Mungesat në logjistikë besoj që me buxhetin e e 2108 do fillojë përmirësimin.

Kur thoni mungesë e logjistikës çfarë keni parasysh?

Pajisje speciale për ndalimin e futjeve të sendeve të ndaluara, për kontrollin e këtyre sendeve që mund të jenë futur në burg. Ne kemi programe të detajuara për ti përgatitur këto njerëz për t’iu riintegruar në shoqëri për punësimin e tyre dhe për forma të reja të riinegrmit, një ndër të cilat është hapja e kurseve profesionale. Misioni Drejtorisë së Përgjithshme e Burgjeve nuk është ruajtja me polic, por edhe përgatitja për tu riintegruar në shoqëri pasi të mbarojnë dënimin.

Kur flasim për të drejtat e të burgosurve ka një problem ku shpesh herë rastet e dhunë s’janë raste që evidentohen, si keni menduar ta zgjidhni?

Termi më i saktë është tejkalimi i forcës. Polici a burgjeve ka dhe misionin e përdorimit të forcës kur thyhen rregullat e disiplina. Çështja është tejkalimi i kësaj force. Kjo donë një trajnim profesional, eksperiencën e duhur dhe kontroll mbi forcat policore aty brenda. Në rastet e tejkalimit të forcës janë marrë mas largim nga puna, pezullim nga puna. Kjo çështje është çështje që vazhdon ditë pas dite javë pas jave.

Pse shkohet te ky tejkalim force?

Nuk janë engjëj atje brenda. Nuk i kemi marrë me konkurs ata që fusim brenda, i ka sjellë gjykata. Me konkurs do fillojmë të marrim punonjësit. Edhe policia atje është prej mishi e gjaku. Nuk ka punë më të rëndë se sa polici i burgut. Po ju marr vetëm një shembull. Një polic që ka 10 vite që punon në burgje, të paktën 3 vjet ka bërë burg, sepse ai rrinë dhe shërben në ambientet e brendshme të burgut. I vetmi që nuk ka dritë natyrale është polici dhe për këtë do ndërmarrim masa që polici i burgut të trajtohet si profesionet e tjera.

Ju thatë që nuk janë engjëj dhe e dimë, a ka të fortë në burgje çfarë force kanë ata?

Nuk ka të fortë në burg

Jeni i sigurt sepse ka vrasje që janë porositur nga burgu?

Kur thash nuk ka të fortë atje në burg je i burgosur do i nënshtrohesh rregullave. I fortë në burg është vetëm ligji.

Në parim, por në realitet?

I gjithë parimi dhe puna jonë është që kjo të jetë realitet. Tashmë që nga ndryshimet ligjore, sendet e ndaluar përbëjnë vepër penale dhe sa herë kapen janë objekt i prokurorisë.

Ka pasur ridënime?

Ka pasur, por me sa po shoh ky problem po shkon drejt minimizimit. Kjo është një proces që nuk mund të bëhet vetëm nga dëshira e mirë, por dhe me pajisjen forcave për këtë punë dhe mjeteve. Brenda këtij viti policia e burgjeve do pajiset me pajisje moderne të kontrollit të sendeve që futen. Është një luftë e përjetshme midis tentativës për të thyer sigurinë dhe sistemit të sigurisë.

Megjithatë kjo çështje nuk mund të bëhet pa bashkëpunëtorë brenda sistemit ët burgjeve. Keni arritur ti identifikoni?

Është një çështje për të cilën nuk mund të flas

Është folur për mbipopullim në dhomat e paraburgimit si është kjo punë?

Ka një mbipopullim, por ka ardhur duke u ulur dhe besoj do marrë fund me ndërtimin e burgut të ri në Shkodër i cili besoj që do funksionojë brenda vitit. Dh ky do zgjidhë përfundimisht mbipopullimin dhe çështjen e të dënuarve që janë të sëmurë mendorë.

Një nga idetë e përhershme të burgosurve është arratisja, keni një shifër sa janë tentativat e arratisjes dhe a janë të sigurta burgjet tona?

Raste arratisje kanë ndodhur. Jam i bindur që këto raste janë raste ekstreme të cilat nuk realizohen dot pa thyer në mënyrë të plotë sistemin e sigurisë. Në gjendjen e sotme të burgjeve besoj që shanset e të burgosurve për arratisje janë afër zeros. Duhet ët dini që procesi i të bërit ët planit të arratisjes dhe planit të tij është shumë i gjatë.

Drejtorë kemi disa muaj që keni lënë politikën dhe keni kaluar në një sektor të rëndësishëm, ju vjen keq?

Ditën që Kryeministri më besoi këtë detyrë e kyça pjesën e të qenit politikan tani jam një zyrtarë profesionist.

Si e keni përjetuar gjithë historinë e ish-ministrit të brendshëm?

E kam pasur koleg dhe nuk më vjen mirë që iu hapën kaq probleme.

Nëse një ditë do të ndodhte që do të vinte në dhomat e burgjeve apo paraburgimit nuk do ta trajtonit ndryshe apo jo?

Kjo nuk varet nga unë.

Për fëmijët çfarë keni menduar?

Kemi një institucion modern riedukimi në Kavajë. Çdo person nga ata ministria  e arsimit ka caktuar  mësues që vijnë japin mësim. Atje ka ambiente të caktuara për çdo profesion për të bërë kurse profesionale. Keni përmendur çështjen e vetingut në radhët e burgjeve. Jemi në proces. Ligji thotë që një nga kriteret në punësim është pastërtia e figurës./a.m.

Next Post

Zëvendësuesi i Tahirit, mblidhet kryesia e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Na erdhi lumi menjëherë”, banorët e Ferrasit të tronditur: Na mori gjithçka, ushqimet janë nën ujë

“Na erdhi lumi menjëherë”, banorët e Ferrasit të tronditur: Na mori gjithçka, ushqimet janë nën ujë

January 9, 2026
Arqile Koça zgjidhet zëvendësprokuror i Përgjithshëm

Arqile Koça zgjidhet zëvendësprokuror i Përgjithshëm

January 9, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Opozita do zgjedhje të parakohshme?

January 9, 2026
Me armë zjarri e municione në një çantë, si u pikas 37-vjeçari që tentoi t’i ikte me vrap policisë në Lezhë

Me armë zjarri e municione në një çantë, si u pikas 37-vjeçari që tentoi t’i ikte me vrap policisë në Lezhë

January 9, 2026
Big Oil kërkon garanci nga Trump për Venezuelën/ Kompanitë e naftës përgatiten për takimin në Shtëpinë e Bardhë

Big Oil kërkon garanci nga Trump për Venezuelën/ Kompanitë e naftës përgatiten për takimin në Shtëpinë e Bardhë

January 9, 2026
“Përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat”, iniciatori i Kuvendit të Veriut sulmon aleatët në tryezën e PD

“Përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat”, iniciatori i Kuvendit të Veriut sulmon aleatët në tryezën e PD

January 9, 2026
Analizë/ SHBA nuk përjashton përdorimin e forcës për Groenlandën, çfarë do të thotë kjo për NATO-n

Analizë/ SHBA nuk përjashton përdorimin e forcës për Groenlandën, çfarë do të thotë kjo për NATO-n

January 9, 2026
Moti i keq, anija me flamurin e Tanzanisë mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales në Lezhë

Moti i keq, anija me flamurin e Tanzanisë mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales në Lezhë

January 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 10 Janar 2026

January 9, 2026
E RËNDË! Po fliste para gazetarëve, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë (VIDEO)

E RËNDË! Po fliste para gazetarëve, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë (VIDEO)

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In