• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma, Paloka: Nuk ka rëndësi afati, por parimet

by Aalison Pearse Stevens
15/02/2016 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaron se për opozitën nuk kanë rëndësi afatet e miratimit të Reformës për Drejtësi, por parimet e saj.

“Qëndrimi ynë, si për Reformën, ashtu edhe për Byronë, nuk ndryshon, është ai që ka qenë, parimor. Në qëndrimin tonë ne bazohemi në Komisionin e Venecias”, tha Paloka, në studion e News 24.

“Për ne s’kanë rëndësi afatet, por parimet. Nëse nuk përputhet me parimet, nuk ka rëndësi koha se kur miratohet. Konsensusi mbetet thelbi i kësaj reforme, gjë që e thamë edhe në takimin me Sekretarin Kerry. Konsensusi është thelbi i çdo reforme në Shqipëri”.

Cili ka qenë thelbi i asaj që u diskutua në takimin në Partinë Demokratike?
Shpreh mirënjohjen për këtë takim, është i paprecedentë që një zyrtar kaq i lartë dhe i rëndësishëm t’i japë kryetarit të opozitës mundësinë për një takim që jo vetëm në kushte por edhe në delegacion ishte i njëjtë me atë që iu dha kryeministrit. Tregohet qartë sa e ka vlerësuar, tregoi besimin ndaj PD jo vetëm si alternativë e nesërme qeverisëse por ishte një besim që e tejkalonte. Tre ishin çështjet që u diskutuan, dekriminalizimi, reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në të gjitha këto çështje parti një koherencë të plotë. Gjithsecili ngriti problemet, çështjen e zgjedhjeve e ngritëm ne, shumë shpejt do jetë çështje kryesore që do diskutohet pas reformës në drejtësi. Dekriminalizimi u vlerësua nga vetë sekretari edhe në konferencën për shtyp, këtë bëri edhe me ne. Të ndjehemi krenarë se këtë çështje e iniciuam ne dhe e mbyllë me sukses me ndihmën e SHBA. U diskutua gjerësisht edhe reforma në drejtësi, pati dakordësi të plotë për qëndrimin e opozitës. Nuk ka asnjë pikë dyshimi, ajo që u ra dakord ishte që kjo reformë të bazohet në parimet e komisionit të Venecias, këtë s’mund ta kundërshtojë njeri po ashtu edhe u theksua lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, ishim në koherencë të plotë me Sekretarin e Shtetit. Në këto pika që sapo thashë çdo gjë rakordoi, ishte vlerësim pozitiv edhe ky aspekt i bisedës për PD që ka ngritur dhe i ka qëndruar parimeve të saj.

Ndoshta njëra palë fiton më shumë se tjetra nga kjo vizitë?
Në këtë rast u mbështetën kauzat, u mbështet dekriminalizimi dhe lufta ndaj korrupsionit, edhe kjo kauzë e ngritur nga ne.

Në takimin e djeshëm që mbajtët me Sekretarin Amerikan të Shtetit, a ishte korrupsioni ishte shqetësim i zotit Kerry?
Nuk marr përsipër të që të marr përsipër ato fjalë të sekretarit të Shtetit. Por ne garantuam, ato që i garantojmë dhe shqiptarëve theksuam se nuk do lejojmë që të mbretërojë korrupsioni. Edhe njëherë e them se garantuam se Shqipëria s’do kthehet në Nigeri.

Dje u përfol për reformën në drejtësi, dhe se do të mbyllet në muajin mars…
Për ne nuk ka rëndësi afati. Për ne ka rëndësi parimet. Ndaj i takon kryeministrit. Parimi që do mbahen për këtë reformë kanë rëndësi. Ndaj dje u fol dhe për këto parime me Kerryn. Nëse nuk shkelen këto parime, nëse Rama heq dorë, pasi nuk ka asnjë deklarim që ai të heqë dorë nga këto parime dhe do bashkohet me qëllimin që kemi ne që kjo reformë ti shpërbeje luftës kundër korrupsionit. Korrupsionin nuk e bën opozita, por qeveria. Nuk është përmendur asnjë afat në takimet tona, por nëse Rama ka vullnetin mund ta miratojmë brenda marsit, por edhe në muajin shkurt.

Ju thatë që e doni draftin për këtë proces sipas Komisionit të Venecias?
Nuk ka ndryshim qëndrimi. Ne jemi pro variantit të Venecias. Ne duam që kjo mazhorancë që është në pushtet të mos imponohet prej numrave që ka. Prandaj është me rëndësi konsensusi. Është thelbi i çdo reforme në vend. Sa për Byronë, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim. Ai projekt për të cilin ne flisnim, ne jemi dakord për projektin sipas Komisionit të Venecias. Rama kaloi në qeveri një projekt që nuk ishte ai për të cilin ne flisnim. Jemi tek ai qëndrim. Fakti që Ramë bëri këtë bllof, thjesht krijoi një zhurmë mediatike, dhe nxori bllof veten. Ne bazohemi tek vendimet që do japë Venecia për këtë çështje. Byroja duhet të jetë në varësinë e Prokurorisë.

Është folur se PD duke lëshuar diçka tek Byroja e hetimit, mund të kërkojë diçka tjetër për reformën në Drejtësi?
Ne nuk bëjmë pazare të tilla. I qëndrojmë vendimeve tona si për Byronë e Hetimit, ashtu edhe për Reformën në Drejtësi. Nuk mund të bëjmë pazare për çështje të tilla që janë në interes të qytetarëve.

BW

Next Post

Ndërtimet, Rama njofton hapjen e lejeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

March 6, 2026
ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

March 6, 2026
Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

March 6, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

March 6, 2026
Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Alarmi në Qipro, rrjeti evropian i Macronit për të krijuar mburojën detare

March 6, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Cilat projektligje u miratuan dhe u hodhën poshtë dje mes kaosit në Kuvend?

March 6, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

March 6, 2026
TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In