Miratimi i draftit final të Reformës në Drejtësi ka futur në ngërç të madh të gjitha palët politike. I gjithë debati është te mënyra se si do të formohen katër institucionet e reja që krijohen nga Reforma. PD-ja kërkon që ajo të ketë përfaqësuesit e saj në raport 3-2 për maxhorancën, siç ishte rënë dakord për vetingun, ndërkohë që PS e kundërshton. Ambasadoret Lu e Vlahutin jane ne pritje te nje pergjigje nga kryeministri Rama lidhur me propozimin e ri qe kane bere per KLP-ne dhe KLGJ-ne. Burimet bëjnë të ditur se dy ambasadorët e pranishëm në takim kanë propozuar një variant të ri për të zgjidhur ngërçin, i cili duket se është pranuar nga demokratët. Propozimi prek dy institucionet e reja qe do te krijohen Keshilli i Larte i Prokurorise dhe Keshilli i Larte Gjyqesor.









