Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin është thirrur në Berlin sot, ku do të jetë në kontakt me zyrtarë të rëndësishëm, lidhur me situatën në Shqipëri.
Udhëtimi bëhet ditën që Basha dhe Rama, do të takohen formalisht në Tiranë për të bërë një përpjekje për votimin e reformës në drejtësi. Burime te besueshme diplomatike i thane gazetes Tema se ajo mund te takohet dhe me kancelaren Merkel, për të forcuar mbeshtetjen per reformen ne drejtesi.
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje përmes zëvendëspresidentes Mogherini, që reformat ë votohet me dy të tretat e votave, duke u bërë thirrje personalisht deputetëve të parlamentit shqiptarë të shprehen pro apo kundër draftit perëndimor të reformës.
Qëndrimi i Bashkimit Evropian ka tërbuar Berishën, i cili ka sulmuar me fyerje raciste dhe seksiste ambasadoren Vlahutin.
Tema/D.I.