• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Inspektorate, Hajdari: Do përmirësojmë klimën e biznesit. Reduktojmë…

by A R
21/06/2024 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngritja e një komisioni rekrutimi dhe karriere, një komisioni disipline, ankimimi dhe një “revolucion” në mënyrën e vendosjes së masave administrative ndaj bizneseve në shkelje, janë ndryshimet kryesore të propozuara në draft-ligjin për reformën në inspektorate.

Inspektori i përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari prezantoi sot (21 qershor) draft-ligjin, ndërsa tha se përmes tij do të përmirësohet klima e biznesit.

Po ashtu është parashikuar të bëhet edhe një riorganizim i trupave inspektuese dhe një reduktim i inspektorateve shtetërore.

“E kemi menduar riorganizimin me rreth 9 trupa të mëdha inspektimi, ku inspektoratet ndërthuren me njëri-tjetrin. Fillojmë me grumbullimin e madh të trupave të inspektimit që te Inspektorati i territorit dhe mjedisit, inspektorati i ekonomisë dhe financave, energjisë dhe transportit, sigurisë ushqimore, inspektoratet që lidhen me shëndetësinë dhe një vend të posaçëm i kemi lënë turizmit. Turizmi do të jetë një trupë e madhe inspektive. Ky lloj organizimi i Inspektorateve, roli i inspektoratit të përgjithshëm është shumë i rëndësishëm sepse do t’i mbikëqyrë në nivel vendor dhe qendror inspektoratet me qëllim uljen e barrës ndaj biznesit. Konkretisht, do punojmë që inspektoratet vendore dhe qendrore mos të bëjnë të njëjtin inspektim. Nëse një objekt e ka inspektuar inspektorati vendor, atëherë atë fushë biznesi nuk do ta inspektojë inspektorati qendrorë”.

Hajdari i mëshoi edhe faktit se do të luftohet edhe nepotizmi. Ai theksoi se të gjithë inspektorët do të jenë inxhinierë dhe se punësimi do të bëhet me konkurrim.

“Të gjithë inspektorët do të trajnohen. Nëpër trupat e inspektimit do të ketë vend për inxhinmierë, nuk do ketë më vende punësimi me klientelë me nepotizëm. Me këtë draft-ligj, kjo do ndahet njëherë e mirë. Parashikohet edhe një përfaqësues nga ministria për të parë plotësimin e kushteve. Një trekëndësh, një sy i madh që sheh të gjithë veprimtarinë rekrutuese, menaxhuese, ministri, inspektorat qendror dhe inspektoprati i përgjithshëm, përfshirë edhe biznesin pjesëmarrës, një rreth katror profesionale bën transparent, shmang korrupsionin sepse katër kënde janë të vështirë për t’u kapur nga një dorë. Mendohet për herë të parë të krijohet një bord i inspektimit i cili do jetë në nivel politik, ministër ose zv.ministër, por bashkë me përfaqësues biznesi që ngrihet pranë inspektoratit të përgjithshëm dhe shikon të gjithë nivelin e inspektimit, duke parë realizimin e politikave dhe duke sugjeruar ndryshime ligjore në funksion të përmirësimit”, theksoi ai.

Ndryshimet ligjore të propozuara:

  • Ngritja e komisionit të rekrutimit dhe karrierës. Parashikohet një komision për vendet të cilat hapen për t’u punësuar me inspektorë të rinj apo për ngritje në detyrë. Secili vend pune do ketë konkurrim, pjesë e këtyre komisioneve do të jetë Inspektorati qendror me inspektoratin përkatës vendor dhe kështu shmangim klientelizmin. do ketë kritere profesionale për t’u emëruar.
  • Një komision tjetër që krijohet është komisioni i ankimimit. Të gjitha ankimet të masave administrative që merren në trupat e inspektimit nga inspektorët e bnjë inspektorati qendror, do shqyrtohen në inspektoratin e përgjithshëm. Transparente, me dokumente, pesë anëtarë shqyrtojnë gjobën.
  • Ngritja e një komisioni  disipline, për çdo shkelje të disiplinës, të akteve abuzive, jo profesionale. Të gjitha shqyrtohen jashtë përplasjes që kanë brenda një trupe qendrore që ka bërë shkeljen, dalim në Inspektoratin e Përgjithshëm.
  • Do bëjmë një revolucion, ku herën e parë, kur trupat e inspektimit vijnë për inspektim, trupat e inspektimit nuk vënë masë administrative. Masa administrative është paralajmërim. Nuk ka masë administrative, por lënie detyrash në bazë të gjetjeve që bëjnë inspektorët. Kjo mundet në raste shumë të veçanta, nëse ne shohim një situatë alarmante jashtë çdo procedure të ushtrimit të aktivitetit, do vendoset pezullimi deri në vetërregullim. Trupave të inspektimit do t’i lëmë shumë pak hapësirë për pezullim aktiviteteti. Ndërsa kur vihet herën e dytë mbi bazën e rekomandimeve të lëna dhe nuk janë përmirësuar, atëherë masa administrative do të jetë shumë e fortë.
Next Post
De La Fuente: Ndaj Shqipërisë, me lojtarë të stolit

De La Fuente: Ndaj Shqipërisë, me lojtarë të stolit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In