• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma në drejtësi, skenarët: Referendum e zgjedhje të parakohshme në një ditë?

by A R
21/12/2015 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Hezitimi i PD-së për të deklaruar votën pro reformën në drejtësi, u ka dhënë këto ditë jetë disa opsioneve të tjera për mënyrën e miratimit të kësaj reforme. Edhe pse Komisioni i Venecias ka mbështetur draftin për këtë reformë, PD-ja vijon të mbajë bllokuar konsensusin e saj, duke e bërë thuajse të pamundur miratimin e reformës në drejtësi vetëm me votat e mazhorancës. Në këto kushte, faktorët politik parlamentar kanë filluar të kalojnë në sitë edhe mënyra të tjera kushtetuese, të cilat do të mundësonim miratimin e saj. Një nga format që po gjen më shumë terren është kalimi i reformës në drejtësi në referendum. Por a do të mjaftonte vetëm kjo? A do të shfrytëzohet referendumi edhe për zgjedhje të parakohshme? Edhe ky opsion është në tryezën e debateve mes forcave politike parlamentare të mazhorancës

Çfarë përfiton mazhoranca?

Në fakt parë në disa plane çuarja e reformës në drejtësi drejt referendumit, në kushtet kur PD-ja ende refuzon të japë konsensusin në Kuvend, do të ishte një zgjidhje oportune për PS. Por nga ana tjetër edhe vetë brenda mazhorancës ka diferenca lidhur me këtë opsion, pasi shumë deputetë të LSI-së, përfshirë edhe kryetarin e kësaj force politike, Ilir Meta, i mëshojnë idesë se reforma duhet miratuar dhe me konsensusin e PD-së. Praktikisht kjo nënkupton se LSI është kundër referendumit. Kjo kundërshti lidhet edhe me disa rezerva që ka LSI ndaj draftit për reformën në drejtësi, ndonëse ai draft është produkt i SHBA-së dhe BE-së. Këmbëngulja për konsensusin e PD-së, në kushtet kur vetë kjo forcë politike nuk ka deklaruar asnjëhere se është e gatshme të japë konsensusin e saj, e mban më shumë në një gjendje të turbullt miratimin e reformës në drejtësis në Kuvend. Për PS-në është më e lehtë që të zhvilloj një fushatë në referendum duke pasur si avantazh të saj dhe zemërimin që kanë qytetarët ndaj sistemit të drejtësis në përgjithësi. Nga ana tjetër dhe forcat e tjera politike do ta kenë shumë të vështirë të zhvillojnë një fushatë kundër reformës në drejtësi, pasi shumë lehtë do të identifikoheshin si faktor politik që duan të mbajnë ende në këmbë një sistem drejtësie tashmë të falimentuar.

Çfarë ndodh me PD-në?

Në fakt kalimi i reformës në drejtësi në referendum do të kishte një kosto jo të vogël politike, por edhe elektorale për PD-në. Disa eksponentë të lartë të kësaj force politike tashmë janë identifikuar publikisht se po përpiqen të mbajnë me oksigjen disa prej figurave më kuptimplote të korrupsionit në drejtësi. Në thelb me këtë ata kanë bërë të qartë se nuk janë pro ndryshimeve të thella në drejtësi, por vetëm për disa makiazhe. Nga ana tjetër edhe pozicionimi i PD-së në referendum kundër reformës në drejtësi në kushtet kur ajo ka mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe BE-së, do të perceptohej në publik si një përpjekje për të mbrojtur sistemin e falimentuar dhe të korruptuar të drejtësis. Shumë qytetarë nuk do ndalen në nene të veçanta që mund të përbëjnë opsione për përmirësim ligjor, por ato do të votojnë në bllok kundër këtij sistemi të kalbur drejtësie. Referendumi do ta nxirrte PD humbësen më të madhe dhe do ta ekspozonte si forcën politike që nuk donte ndryshime. Ajo ska shumë zgjedhje.

Zgjedhjet e parakohshme?

A pritet që referendumi për reformën në drejtësi të shoqërohet edhe me zgjedhje të parakohshme në të njëjtën ditë? Ky opsion duket se po lakohet jo pak këto ditë në korridoret e mazhorancës parlamentare. Për PS do të ishte “me një gur vret 2 zogj”. Nën euforinë për referendumin ajo të mundësonte jo vetëm ripërtëritjen e grupit të saj parlamentar, i cili ka qenë jo pak i ekspozuar nga disa goditje politike brenda kuvendit, ku disa figura deputetësh kanë pasur dhe probleme me drejtësinë, dhe nga ana tjetër t’i jepte goditjen e rradhës PD-së, e cila gjatë këtyre dy viteve thuajse nuk ka ndërtuar asnjë strategji elektorale, por është marrë vetëm me organizime protestash të pavlera, që më shumë kanë acaruar qytetarët sesa kanë mundur t’i bëjnë ata për vete. Prej kohësh kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe paraardhësi i tij Berisha bënin thirrje për zgjedhje të parakohshme. Më pas duke ndier se mund të ishin pranë një përballje me zgjedhje të parakohshme, “e moderuan” kërkesën e tyre në “qeveri teknike”. Pra duke u përpjekur të marrin rezultate në tavolinë për ti ikur përballjes në zgjedhje. Rezultati i zgjedhjeve vendore ishte dëshpërues për PD-në. Por ajo vijon të mos reflektojë. Presioni për qeveri teknike, i formave të 25 viteve më parë, është një skenar i dështuar. Kalimi në zgjedhje të parakohshme do të ishte një provë shumë e vështirë për PD-në për faktin e thjeshtë se opozita e saj është ndërtuar mbi ngjarje dite, dhe jo në bazë strategjie për shtresat dhe grupimet shoqërore. (javanews.al) Me. Ar

Next Post

Ja metodat më efektive për zbardhimin e dhëmbëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In