• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Drejtësia/ Rama: Votimi me 2/3 absurditet i PD-së, duhet reformë jo një farsë

by A R
12/01/2016 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama tha se kërkesa e opozitës për një formulë votimi prej 2/3 është një absurditet që vjen për shkak të një leximi ekstravagant të opinionit të Komisionit të Venecias. Në një intervistë me gazetaren Eni Vasili në emisionin Studio e Hapur, Rama tha se kërkesa e opozitës është një absurditet, dhe se fakti se ata dalin dhe vijnë në tryezën e reformës në drejtësi, vjen për shkak të “motit që ka SHQUPI”. Kreu i qeverisë tha se reforma në drejtësi ka qenë një proces shembullor i cili ka marrë dhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Duke ju përgjigjur dhe akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha se po bëhet një lojë maskash, ku kryeministri më së fundmi hoqi maskën, Rama tha se

“Loja që po luhet në rast se i referohemi lojtarit (Basha) në fjalë dihet që është loja e luajtur disa herë, ku sfondi është bardh e blu, ku ka dhe një drapër e çekan që thotë PD. Procesi që kemi realizuar ka qenë i suksesshëm dhe unë kam marrë personalisht mbështetje dhe mesazhe pozitive për procesin në fjalë. Me një komision parlamentar me ekspertë, për të cilët më vjen shumë keq që janë anatemuar nga opozita. Ka qenë e hapur tryeza për ekspertët, qofshin nga Presidenti apo nga opozita. Të mos harrojmë se opozita ka ardhur vonë në ktë proces.

Se kush ka maska këtu dhe se kujt i ka rënë maska këtu, këtë e dinë më mirë shqiptarët.

Unë do flas mbasi Venecia do të shprehet. Ne duhet të lëmë që procesi të përfundojë. Ajo që po them në thelb është që ne po ndryshojmë të kushtetutën e Shqipërisë. Më jep një vend të botës që pranon të ndryshojë këshillat e avokatëve me 3/5…. Kush është këtu partia që ka mazhorancën e votave, që ka 3/5?! Nuk ka një të tillë. Kualicioni ka të tilla vota, pra PS, LSI dhe PDIU që ka ardhur në kualicion vonë.

Për ne 2/3 janë një absurditet. Ne do të cojmë draftin e komisionit dhe PD sic ka bërë edhe një herë, të cojë kundërshtitë e saj në Komisionin e Venecias… dhe nëse Venecia thotë po, 2/3, atëherë do t’i ngjisim malet së bashku.”- tha Rama.

Nëse ka prova për Ministra të korruptuar, atëherë i kallëzoj personalisht në prokurori

Gazetarja Eni Vasili, duke ju referuar disa prej deklaratave të Ambasadorit Lu, se “kush i trembet reformës në drejtësi… ministrat dhe deputetët e korruptuar” është përgjigjur duke thënë se nëse ka prova të tilla do të jetë ai vetë personalisht që do t’i kallëzojë ata.

“Në dijeninë time në këtë qeveri që unë drejtoj nuk ka ministra të korruptuar, nëse ka ministra të tillë dhe paraqitem prova bindëse për këtë, unë e kam thënë, nuk do ta shkarkoj por do shkoj vetë ta denoncoj në prokurori atë, cilido qoftë.”- tha Rama.

Ekspertët e reformës në drejtësi janë anatemuar nga opozita, tryeza ka qenë e hapur për presidentin

“Loja që po luhet në rast se i referohemi lojtarit (Basha) në fjalë dihet që është loja e luajtur disa herë, ku sfondi është bardh e blu, ku ka dhe një drapër e cekan që thotë PD. Procesi që kemi realizuar ka qenë i suksesshëm dhe unë kam marrë personalisht mbështetje dhe mesazhe pozitive për procesin në fjalë. Me një komisioni parlamentar me ekspertë, për të cilët më vjen shumë keq që janë anatemuar nga opozita. Ka qenë e hapur tryeza për ekspertët, qofshin nga Presidenti apo nga opozita. Të mos harrojmë se opozita ka ardhur vonë në ktë proces.”

IMG_0736

Sa kushton kollarja që ka veshur Rama

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili se sa kushton kollarja që Kryeministri ka veshur, Rama është përgjigjur duke thënë se këtë kollare e ka blerë në New York për 20 dollarë.

Rama shpjegon vizitën e tij në SHBA në fillim të vitit

Kryeministri Rama i ka dhënë përgjigje shumë diskutimeve që kanë marrë në media shumë rreshta e kohë televizive, në lidhje me vizitën e tij në SHBA në ditët e para të viti 2016, ku dhe nisën përmbytjet për shkak të reshjeve të shiut.

“Kudo ku të jem unë gjithmonë është problem për ata që duan ta bëjnë problem… unë u nisa për një fjalë të dhënë një burri shumë të moshuar i cili përpara Vitit të Ri kaloi një sëmundje shumë të rëndë dhe e kam telefonuar në spital dhe i kam thënë se gjithcka do të shkojë shumë mirë dhe se Vitin e Ri do ta festonim së bashku. Mora 3 ditë shumë të cmuara, sepse janë ato pak ditë që ti mund të bësh pushim, ato ditë ku të gjithë flenë… dhe mora një rrugë shumë të gjatë me Lindën, ditë të cilat koinçiduan me fillimin e reshjeve në vend… e vërteta është se unë atje kam qenë dy ditë e gjysëm dhe reshjet kanë filluar më pas, gjysmën e dytë të ditës…Fakti që nuk je fizikisht aty apo këtu nuk ka rëndësi të madhe në ditët e sotme, sepse punën unë e kam bërë njësoj… jetojmë në një kohë kur përmbytjet kanë filluar të prekin edhe vendete e zhvilluara, për shkak të ndryshimeve të klimës. Pak kohë më parë në Britani ka patur përmbytje, ku kishte edhe viktima, ka patur një debat të madh në parlamentin e Britanisë për këtë çështje.

E vërteta është që në rradhën e parë dhe në rradhën e dytë, biletat nuk shiten dhe janë të rezervuara dhe ata që i kanë janë korporat, kompani ose persona që i rezervojnë gjatë gjithë vitit. Fati ishte se dikush që kishte një rezervim të tillë, na dha mundësinë për të parë atë ndeshje. Nuk është ndeshja e 100 që kam parë, mu dha një mundësi dhe e pashë dhe ku është mëkati tani këtu.

Nuk kushton sepse është një karrige e rezervuar. Kjo ishte një vizitë tërësisht private i paguan pjesa më e mirë e familjes, që është gruaja ime. Ajo është personi që mban llogaritë e familjes. E vërteta është që vizitën atje e kemi financuar vetë.”- u shpreh Kryeministri.

Rama flet për ekspozitat e tij të pikturave

Kryeministri Rama u ktheu përgjigje edhe akuzave të PD-së se bën ekspozita me pikturat e tij jashtë vendit, duke i kaluar ato pa doganë. Sipas tij, arti kontemporan është i lirë në të gjithë botën. Ai tha se kur është në zyrë nuk pikturon, por shkarravit nëpër copa letrash.

“Këto shkarravina, siç thotë Saliu, i pëlqejnë ekspozitat e huaja dhe i blejnë. Me shitjen e tyre jashtë vendit merren ato dhe jo unë. Por pikturat e mia do të bëhen pjesë e deklaratës së pasurisë”, tha Rama.

IMG_0737

“Këtë vit 40 milionë dollarë për kanalizimet, flotën e automjeteve dhe ujitjen e tokave

“860 kilometra kanale kemi pastruar deri tani… Kam një lajm të rëndësishëm, në buxhetin e vitit 2016 kemi vendosur 40 milionë dollarë për ujitjen dhe kanalizimet. Flota që ne kemi trashëguar për të pastruar kanalet, është 67 mjete nga të cilat vetëm 17 punojnë. Po tu afroheni do të vini re se ato kanë emra sovjetikë dhe kinezë, pra janë të kohës së xhaxhit. Ne kemi një projekt për të shmangr të gjithë atë pjesë të përmbytjeve që vjen jo si rezultat i reshjeve të mëdha, por që atë që mund të shmanget, ne do ta shmangim. Nga ana tjetër, ne kemi edhe faturën e të gjithë asaj gostie të madhe, ku e hëngrën në mënyrë të babëzitur të gjithë Shqipërinë tonë, ku janë prerë pyjet, janë ndërtuar pa projekte etj etj.”- tha Rama

Next Post

Investigimi/ Pasuria disa milionë euro e kreut të Gjykatës së Apelit në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In