• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma në drejtësi/ Priten ndryshime edhe në ligjin “antimafia”

by A R
20/12/2015 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se një vit pasi u miratuan ndryshimet në ligjin “antimafia”, që përcakton hetimin pasuror jo vetëm për vepra të krimit të organizuar, por edhe korrupsionit, aktorë të ndryshëm, mes të cilëve edhe misionet e huaja këshillimore, kanë nisur sërish diskutimet për ndryshime të tjera.

Është publikuar projektpropozimi për ndryshimet në ligjin “antimafia”, i shpërndarë nga “Pameca 4”, ndërkohë që misioni “Euralius” vë në dijeni Presidentin Bujar Nishani, prokurorin e Përgjithshëm, ministrin e Drejtësisë dhe zyrtarë të tjerë nga fusha e së drejtës, se ndryshimet në ligjin “antimafia” duhet të përshtaten në procesin e reformës në drejtësi, me hartimin e Kodit të Procedurës Civile dhe Penale.

Një ndër ndryshimet që po diskutohet është edhe një shtesë, për të hetuar jo vetëm korrupsionin aktiv, por edhe atë pasiv. Në këtë pikë, në qëndrimin e vet “Euralius” thotë se çdo vepër korrupsioni, aktive dhe pasive, janë anë të së njëjtës monedhë. Më tej shikohet për t’u ngushtuar rrethi i personave të afërm me shtetasin nën hetim.

Ndryshimet parashikojnë që të përfshihen në hetim pasuror bashkëshortët, fëmijët, vëllezërit, motra dhe bashkëjetuesi, ndërkohë që lihen jashtë vjehrri e vjehrra, njerku e njerka, nipërit e mbesat. “Euralius” e mbështet këtë propozim me argumentin se, në këtë mënyrë shmanget shtrirja e tepruar e subjekteve, e po ashtu shmangen hetimet e ndërlikuara, që në praktikë zgjasin e kthehen në komplekse, e rrallë sjellin konfiskime.

Për herë të parë, në ligjin “antimafia” po diskutohet të futen për llogari të procesit të sekuestrimit e konfiskimit të pasurive, që vijnë nga krimet e parashikuara në ligj, edhe dëshmitari dhe eksperti, të cilët mund të asistojnë në proces.

Ndërkohë që gjykatës i jepet po ashtu edhe një kompetencë tjetër. Ajo mund të thërrasë për të raportuar në seancë drejtorin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara. Zyrtari duhet të paraqitet për të dhënë informacion për pasuri të caktuara, përpara se Gjykata e Krimeve të Rënda të shpallë vendimin për konfiskimin e kësaj prone, që kalon në favor të shtetit.

Aktualisht, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nën hetim pasuror 7 raste, që kanë lidhje me çështje korrupsioni dhe 86 të tjera për pasuri e asete, për shtetas të implikuar në trafiqe droge e krim të organizuar. TCH

Next Post

FOTO-VIDEO/ Nga torturat tek luksi... ja çfarë u gjet tek Ipad-i i djalit të Gaddafit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër, një i arrestuar dhe tre në kërkim

Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër, një i arrestuar dhe tre në kërkim

December 24, 2025
Hodhën molotovë para Kryeministrisë, Prokuroria e kërkon detyrim paraqitje për 4 militantët e PD

Hodhën molotovë para Kryeministrisë, Prokuroria e kërkon detyrim paraqitje për 4 militantët e PD

December 24, 2025
Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

December 24, 2025
Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

December 24, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Rikthimi i Ballukut në detyrë, emërohen drejtorët e rinj të KESH dhe ARRSH

December 24, 2025
Policia sekuestron 44 kuti me fishekëzjarre, procedohet penalisht pronarja e dyqanit

Policia sekuestron 44 kuti me fishekëzjarre, procedohet penalisht pronarja e dyqanit

December 24, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesë, e Enjte 25 Dhjetor 2025

December 24, 2025
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidenti çon në arrestimin e 32-vjeçarit, i kishte shkaktuar mbi 300 milionë lekë dëm shtetit

December 24, 2025
Tragjedia ajrore në Turqi, autoritetet përjashtojnë sabotimin: Dyshohet për…

Tragjedia ajrore në Turqi, autoritetet përjashtojnë sabotimin: Dyshohet për…

December 24, 2025
Kryepeshkopi Joani uron Krishtlindjet: Kjo festë vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje

Kryepeshkopi Joani uron Krishtlindjet: Kjo festë vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com