• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi/ Preç Zogaj reagon pas kritikave të Metës: Pse treshi është spekulim, nuk ka më kohë për…

by Java News
25/05/2019 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratave te forta te Presidentit te vendit, Ilir Meta, per reformen ne drejtesi dhe akuzat e shumta qe adresoi edhe per EURALIUS, reagon me nje analize Preç Zogaj.

Ne emisionin “Java” në RTSH, teksa u moren ne diskutim në rubrikën e pikanteve pohimet e presidentit Meta për reformën në drejtësi, analisti Preç Zogaj, u shpreh ne mbeshtetje te Metes teksa argumenton se “se ligji nuk është bërë dhe s’mund të paraqitet sikur është bërë për emra”.

Në komentin e tij, analisti i këtij emisioni, Preç Zogaj, tha se gjithkush ka patur, ka e mund të ketë një vlerësim për ketë reformë.

“Në vlerësimin tim, ajo siguron mekanizmin për ta çuar sundimin dhe veprimin e ligjit në tokën e pashkelur të sferave të larta. Këtu edhe premisa reale për ndeshkimin ligjor të korrupsionit dhe keqbërjes në këto sfera. Ndaj është historike. Jam dakord me presidentin se ligji nuk është bërë dhe s’mund të paraqitet sikur është bërë për emra. Kjo nuk është në kulturën e ligjvënies në SHBA dhe  Europë. Ligji është bërë për dukurinë e pandëshkueshmërisë shumëvjeçare. Mbështes gjithashtu shqetësimin e tij kundër çdo vonese, tha Zogaj.

Zogaj tha se vonesa ka patur, por nuk ka vlerë të bëhet sot një tabelë e “kur” dhe “kush” ka vonuar.

“Sidoqoftë, vonesat nuk janë tre vjet”, theksoi Zogaj, duke shtuar se “Treshi është  spekullim.

Argumenti i Zogajt 

Draftit kushetetues është miratuar  në verën e vitit  2016, në mbyllje të sesisonit parlamentar. Nga vjeshta e atij viti  ka vijuar draftimi dhe mirattimi i ligjeve organike ku përfshihet edhe koha e shqyrtimit të ligjit të vetingut nga Gjykata Kushetetuese dhe Komisioni i Venecias në bazë të ankimit të bërë nga PD. Komisionet parlamentare ad hok prej ku do të startonte ngritja e organeve të vetingut u stopuan gjatë tremujorit të Çadrës dhe u zhbllokuan në fund të muajit maj  të vitit 2017 vetëm pas marrëveshjes Rama-Basha me ndërmjetësimin amerikan.

Së dyti, ka patur raste të gjykimit me standarde të dyfishta, raste të djegies së barit të njomë më të thatin. Kolegji i Apelit dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut janë dy shkallët e korrigjimit të padrejtësive. Ky sistem i jep mundësinë kujtdo të rivendosë të drejtën e shkelur. Komisoneri pubik dhe ONM nga ana tjetër kanë reklamuar disa raste të  gjykimit të gabuar, sipas tyre. Të gjykimit selektiv apo me hatër, siç e themi në të folurën e  përditshme.

Së treti, për Gjykatën  Kushtetuese flitet rëndom sikur është suprimuar, ndërkohë që kolapsin e saj të përkohshëm e ka shkatuar zbatimi i vetingut. Ajo po plotësohet dhe pritet të jetë funksionale brenda këtij sesioni parlamentar. Janë tridhjetë e nëntë kandidatë në garë, mjaft prej të cilëve duhet t’i nënshtrohen vetungut. E njëjta gjë për SPAK-un. KPK ka vendosur të vetojë me përparësi kandidatët e pavetuar që kanë kandiduar për tu bërë pjesë e këtyre trupave.

Së katërti, procesi ndiqet nga afër dhe me skrupulozitet nga ONM, nga SHBA dhe BE. Në fakt janë ndërkombëtarët dhe kurajoja e juristëve shqiptarë që e kanë shtyrë përpara procesin. Pa to reforma do të kishte ngecur si kau në brinjë.

Reforma, për fat, tani është në pikën e pakthyeshme. Kërkon e do të kërkojë gjithnjë monitorim. Por për sa u takon vonesave dhe kalendarit, nuk ka më kohë për ta zënë në gabim, tha Zogaj.

Next Post
‘Kaubojsi’ në telashe, gjykata vendos që familjes së tij t’i merren 290 mijë euro

'Kaubojsi' në telashe, gjykata vendos që familjes së tij t’i merren 290 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In