• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Reforma në drejtësi nuk preket”, ish-Sekretari i OSBE: SPAK nuk rrezikon nga bllokimi i fondeve të SHBA

by S T
31/01/2025 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërprerja tremujore e fondeve amerikane nuk ndikon në reformën në drejtësi në Shqipëri sipas diplomatit e ekspertit ndërkombëtar Thomas Greminger.

Në një intervistë për Top Channel, ish sekretari i OSBE në Vjenë, vlerëson se bllokimi i financimeve do të jetë në disa sektorë dhe jo për shtete specifike.

“Nëse i referohemi mënyrës së të menduarit brenda rrethit të Trump-it, nuk shoh ndonjë rrezik të madh për Spakun, për një nismë të rëndësishme si reforma në drejtësi. Mendoj se nuk është ndërprerje për një vend të caktuar, por më tepër për fusha të veçanta. Çdo gjë që promovon diversitetin, çështjet gjinore, kontrollin e lindjeve – këto janë tema të ndjeshme për filozofinë ‘Make America Great Again’, mbi të cilën mbështetet Presidenti Trump. Kështu që në këto fusha pres shkurtimet më të mëdha të fondeve. Megjithatë, nuk besoj se do të shohim rajone të tëra të shkëputura nga financimet, përveç rasteve kur më vonë Presidenti Trump mund të vendosë se ato ‘po sillen keq’. Kjo mbetet një mundësi, por në afatin e shkurtër nuk shoh rrezik që vende të veçanta të përjashtohen plotësisht”, tha Thomas Greminger.

Në mendimin e ambasadorit Greminger, vemendja e Donald Trump nuk do të jetë drejt Ballkanit, ndaj ai nuk ka pritshmëri për zhvillime të menjëhershme në lidhje me përparimin e dialogut Kosovë Serbi.

“Sipas perceptimit tim, Ballkani Perëndimor nuk është shumë lart në listën e prioriteteve të administratës së re. Kjo mund të shihet edhe si një lajm i mirë, pasi nuk do të ketë presion mbi ta. Nuk pres që Ballkani Perëndimor të jetë në qendër të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Trump-it në afatin e shkurtër dhe të mesëm. Nuk pres ndonjë nxitje për konfliktet në rajon, per dialogun Beograd Prishtine. Deri tani, nuk kemi dëgjuar shumë nga administrata e re në këtë drejtim. Gjithashtu, duhet parë se kush në ekipin e Trump-it do të merret me Ballkanin Perëndimor. Përveç figurave kryesore rreth Presidentit, një rol të rëndësishëm do të kenë edhe stafi i nivelit të dytë, përfshirë ambasadorët. Do të jetë thelbësore se kush do të dërgohet në Tiranë, pasi kjo do të ndikojë në qasjen e politikës amerikane ndaj rajonit”, shton ai.

Ndërsa marrëdhëniet mes Europës dhe Shbave, diplomati zviceran i sheh të ndryshojnë me ikjen e presidentit demokrat Biden. Qasja duket të jetë me politika të paparashikueshme dhe retorikë më të ashpër.

“Sa i përket sigurisë evropiane, është e qartë se ai do të kërkojë që vendet evropiane të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre. Nuk mendoj se do të vërë në dyshim themelisht aleancën transatlantike apo NATO-n, por do të insistojë që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi financiare, gjë që mund të sjellë tensione. Por duhet të presim deri në çfarë mase do të ketë një ndryshim real midis asaj që Presidenti Trump shpall dhe politikave konkrete që do të zbatohen. Është e rëndësishme të mos reagojmë me ngut ndaj deklaratave të tij, pasi shpesh ai përdor një qasje kërcënuese si strategji për të negociuar marrëveshje”, përfundon ai.

Ambasadori Greminger shfaq bindjen se me ndërhyrjen e Trump do të rikthehen bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë. Por arritja e një marrëveshje brenda 24 orësh sipas tij është e pamundur si dhe e rrezikshme.

“Është thelbësore që Presidenti Trump, çfarëdo që të ketë në plan të bëjë – dhe ai do të duhet të bisedojë relativisht herët me Presidentin Putin – ta konsultojë mirë këtë proces me ukrainasit dhe evropianët. Një hap i parë do të ishte arritja e një armëpushimi të negociuar, për të kaluar më pas drejt bisedimeve për një marrëveshje përfundimtare. Është jetike që të sigurohemi se nuk do të përballemi sërish me një sulm rus kundër Ukrainës pas disa vitesh. Për këtë arsye, garancitë e sigurisë për Ukrainën janë absolutisht thelbësore. Mendoj se do të ishte e rrezikshme të besohej se një konflikt kaq i ndërlikuar mund të zgjidhet lehtë dhe shpejt”, përfundon Greminger.

Next Post
Selena Gomez humb mbi 800 mijë ndjekës në Instagram pas videos emocionale për emigrantët

Selena Gomez humb mbi 800 mijë ndjekës në Instagram pas videos emocionale për emigrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In