• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në drejtësi në Shqipëri po shkon sipas planit Perëndimor

by Spartak Ngjela
30/07/2019 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

 

Tani që Shqipëria dhe shqiptarët janë mu në prag të shpëtimit të tyre historik, është mirë të kujtojmë historinë.

 

l.Kemi bërë luftë historike kundër hordhive osmane, kur kemi qenë në këto troje 4 milionë shqiptarë në luftërat kastriotiane, me Gjergj Kastriot Skënderbeun në krye, tani një hero kombëtar dhe një figurë e madhe e historisë botërore…

 

Pastaj? Na kanë pushtuar… dhe përsëri gjallë mbetëm, sepse kishin shqiptarë të mëdhenj që na kanë mbrojtur, por…

 

Na kanë luftuar me tmerr në 200 vjetët e fundit. Na kanë genociduar dhe na kanë shpërngulur nga trojet tona në favor të të ashtuquajturve grekë që kanë ardhur nga Anadolli e janë vendosur në trojet tona; dhe sllavëve të jugut. Na kanë marrë 100 mijë km2 territor me zjarr dhe krim sllavët e jugut dhe grekët, në aleancë me Rusinë dhe Francën. Kemi mbijetuar në 28 mijë km2, dhe me këtë shtet kemi shpëtuar gjuhën. Por, kemi marrë para 20 vjetësh edhe një shtet tjetër shqiptar. Kemi sot përkrahjen e superfuqisë unike në këtë rruzull dhe dy shtete shqiptarë në Ballkan.

 

Ndërkohë gjithçka e kemi në favor për të rimarrë historinë tonë të humbur. Por tani shqiptarët i kanë pushtuar shqiptarët që i drejtojnë dhe po i sundojnë me paratë që iu kanë grabitur. Këta grabitës kuptohet se nuk duan të tërhiqen, duke luftuar kundër politikës së madhë perëndimore që po kërkon të rikthejë Arbërinë. Por, çfarë na duhet të bëjmë?

 

ll.Na i ka thënë poeti kombëtar shumë saktë:

 

Asnji punë s’na shkon për s’marit.

 

Se, sa nisim nji pune t’re,

 

Të parët që e prishim, jemi ne!

 

Gjergj Fishta

 

Më saktë nuk ka ku shkon.

 

Ja pra, tani kemi “nis nji punë të re”, një inisiativë perëndimore për ribashkimin historik të Arbërisë, që po duan të na i prishin ata që e kanë prishur ngaherë: sunduesit e korruptuar dhe të shiturit në Shqipëri.

 

Por e kanë kot. Reforma e nisur tani ka marrë karakter të plotë perëndimor, dhe drejtohet nga forca e politikës amerikane. Dhe shqiptarët duhet të kujtohen, se, kur kemi humbur territoret e Arbërisë, 2/3 e politikës perëndimore i kemi pasur kundër. Sot, në mbështetje të politikës amerikane dhe asaj gjermane, njëqind përqind e politikës perëndimore janë me shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, dhe rikthimi i Arbërisë është çështje kohe. Dhe Kjo politikë amerikane do të shkojë deri në fund, dhe shumë shpejt. Pse, pasioni i kancelares gjermane Merkel për mosprekjen e territoreve të Kosovës, ishte një kërkesë e izoluar? Jo, ajo ka të bëjë më bashkimin e Arbërisë.

 

E shikoni sesa histori të hidhur kemi? Ka tre vjet që krerët e Shqipërisë nuk lejojnë zhvillimin për bashkimin e Arbërisë historike, dhe po luftojnë me çdo mjet kundër Shqipërisë, pasi e kanë vjedhur dhe e kanë zhveshur atë.

 

Por, tani, është krimi i tyre korruptiv që po iu sillet netëve si hija e Bankos.

 

lll.Jam i sigurt kur them se individëve të korrupsionit shqiptar ka një vit që iu shfaqet netëve hija e Bankos. E ndiejnë që janë të pashpresë. Dhe kjo i hodhi në sulm për të destabilizuar Shqipërinë. Por dështuan si pasojë e forcës që politika amerikane ushtroi kundër tyre.

 

Prandaj tani gjithçka po shkon sipas skemës së politikës amerikane. Ajo që bie në sy është fakti që politika amerikane dhe politika gjermane janë në unison për qëndrimin kundrejt botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por, deri tani, të dyja këto politika kanë gjetur pengesë te lidërshipi politik shqiptar, të të gjithë të korruptuarit të cilët do të jenë objekt i reformës antikorrupsion në Shqipëri.

 

Por një gjë është e sigurt: shumë shpejt këta do të ikin nëpër proceset e tyre penale. Nuk kanë më asnjë shpresë. Rreptësia me të cilën i goditi dhe po i godet politika amerikane të korruotuarit e Shqipërisë tregon hapur që Reforma në Drejtësi në Shqipëri do të jetë drastike.

 

Reforma antikorrupsion, që e ka qëndrën e vet të Reforma në Drejtësi, tani është e strukturuar plotësisht. Sot u mbyll i gjithë kuadri ligjor, dhe ajo që do të kërkohet, sigurisht duhet të jetë vëmëndje e plotë e opinionit publik ndaj kësaj Reforme, sepse te kjo Reformë është mbështjellë dhe jeton e gjithë e ardhmja moderne dhe në zhvillim e Shqipërisë. Të kjo reformë e përfunduar me sukses qëndron vetë ngritja e personalitetit të shtetit shqiptar dhe e dinjitetit kombëtar, i cili tani është krejt e krejt i nëpërkëmbur, nëpërkëmbje kjo që iu ka bërë shumë dëm shqiptarëve.

 

Punëtorët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Dhe brenda pak minutave është shfaqur policia, duke e shoqëruar në rajon tifozin e çmendur.

Next Post
Si do të jetë kriza e ardhshme financiare, katër arsye për të qenë të shqetësuar

Pasuritë e paluajtshme/ Ja vendet ku mund të përsëritet kriza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In