• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi/ Meta: Opozita të rikthehet, diskutojmë për alternativat

by A R
08/01/2016 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të takimit mes krerëve të mazhorancës, interesimit të medias i është përgjigjur kryeparlamentari Ilir Meta, i cili ftoi opozitën që të mos bojkotojë mbledhjen e ekspertëve në reformën në drejtësi. Kreu i LSI e i Parlamentit Meta, tha se do të diskutohet çdo alternativë që opozita vë në tryezë.

“Ne sot kemi diskutuar edhe me Kryeministrin, edhe me Kryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi në Kuvend, z. Xhafaj, edhe me Ministrinë e Drejtësisë, me kryetarët e grupeve parlamentare lidhur me ecurinë e gjithë punës për të reflektuar sa më shpejt dhe për të përmbyllur draftin përfundimtar në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.  Dua të përgëzoj punën e madhe që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë ekspertët vendas dhe ndërkombëtare, dhe në këtë drejtim dua të vlerësoj edhe përfshirjen e ekspertëve të opozitës. Do t’u bëja thirrje që të mos bojkotojnë për një çështje të caktuar apo për çdo çështje të caktuar këtë punë kaq të rëndësishme, sepse koha nuk pret dhe të përfshihen deri në fund dhe më pas çdo mendim tjetër alternativ ta diskutojmë në komisionin e përbashkët parlamentar për reformën në drejtësi.

Unë besoj që është bërë një punë e jashtëzakonshme gjatë më shumë se një viti, mbetet ende për të bërë dhe në këtë drejtim jemi fatlum, sepse kemi një platformë tashmë të përbashkët, që është pikërisht fryma e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, për të cilat gjithë aktorët janë shprehur pozitivisht dhe tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë deri në fund të mbetemi të përfshirë në këtë proces që ta përmbyllim këtë proces.”- tha Meta.

Kryeparlamentari tha se tryeza politike nuk është një opsion që përjashtohet, por momentalisht diskutimet janë në tavolinën e ekspertëve, të cilët po përgatisin draftin përfundimtar të reformës

“ Jemi në nivelin ku grupi i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtar ta përfundojë draftin e rishikuar mbi frymën e rekomandimeve të Venecias e më pas do të ecim dhe drejt atij procesi politik e parlamentar që është i domosdoshëm për të finalizuar këto ndryshime. Nuk bëhet fjalë për t’iu larguar tryezave politike, po ekspertët e opozitës të vazhdojnë punën. Çdo përpjekej për konsenus arrihet duke u ulur bashkë dhe jo duke u larguar nga tavolina”, tha kreu i Kuvendit.

Sakaq, pak minuta më parë, Kryeministri Rama i është drejtuar Presidencës për të patur një takim me Nishanin. Kreu i shtetit ditën e djeshme tha se do të ishte i gatshëm, që të bashkonte në një tryezë mazhorancën dhe opozitën, për të diskutuar në lidhje me reformën në drejtësi.

Opozita prej disa ditësh ka bojkotuar mbledhjet e ekspertëve për reformën me pretendimin se propozimi i votimit të zyrtarëve të lartë në drejtësi me formulën e 3/5-tave, është një vendim në interes të kësaj mazhorance, dhe me qëllim kapjen e gjyqësorit. Opozita kërkon që formula e votimit të jetë me 2/3, cka do të kërkonte automatikisht edhe përfshirjen e kartonave të të djathtëve në votimin e zyrtarëve të lartë në sistemin gjyqësor.

***

Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të prononcohej për ngërçin në reformën në drejtësi, pas përfundimit të takimit me koordinatorët për zgjedhjet e ardhshme.

Rama u pyet nga Top Channel nëse do të përfshihet në diskutimet për zgjidhjen e ngërçit në reformën në drejtësi, por nuk bëri asnjë koment.

Palët kanë ngecur tek mekanizmi se me çfarë shumice zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Venecias thotë se ekziston rreziku që kur mazhoranca zotëron 3/5 e Parlamentit ajo të çimentojë ndikimin e saj tek drejtësia.

Demokratët propozojnë shumicën e 2/3-ve, gjë që s’është pranuar nga ekspertët e nivelit të lartë. Dhe në këtë pikë eskpertët e opozitës kërkuan zgjidhje në nivel politik. Pas mbledhjes së të martës kjo kërkesë u bë publike.

Top Channel mësoi se ekspertët demokratë do të vazhdojnë të mos shkojnë në asnjë mbledhje të nivelit teknik, derisa mazhoranca të pranojë se çështjet e ndryshimeve kushtetuese zgjidhen me konsesus politik. Dhe demokratët nuk janë të vetmit, që kërkojnë zgjidhje politike.

Next Post

Vdekja e Lady Dianës/ Zbardhet biseda Clinton-Blair, dyshime për hetimet e francezëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In