• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi/ Manjani takim konsultues me Shoqërinë Civile

by A R
07/03/2016 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forumi i Shoqërisë Civile për Reformën në Drejtësi, përmes të zgjedhurve dhe përfaqësuesve të tij, gjatë një takimi me Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani kanë parashtruar ditën e sotme një sërë propozimesh lidhur me reformën në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Ministri Manjani u shpreh se mbetet përkrahës i bashkëveprimit mes shoqërisë, politikës dhe ekspertëve duke e cilësuar këtë bashkëveprim si një mundësi që do të krijonte klimën e besimit të publikut, veçanërisht tek gjyqësori.

Në vijim të takimit, Manjani është ndalur edhe në propozimin për ngritjen e Gjykatës së Pajtimit, duke vlerësuar se ky proces do t’i shërbente organizimit gjyqësor por në radhë të parë do t’i shërbejë organizimit të shoqërisë shqiptare.

Manjani ka theksuar rëndësinë e konceptimit dhe artikulimit konkret të një procesi që nënkupton zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rrugë jo detyrimisht gjyqësore, por të asistuara nga gjykatës profesionistë, nga njerëz të cilët kanë aftësinë e nevojshme për të negociuar dhe për të zgjidhur konfliktin e vogël apo mosmarrëveshjen e ditës.

“Kam qenë dhe mbetëm përkrahës dhe do ta suportoj shumë idenë e krijimit të Gjykatave të Pajtimit. Unë besoj që paqja është në traditën e shqiptarit. Neve na intereson për efekt të organizimit shtetëror, që ta lirojmë gjykatën normale nga ngarkesa ose nga mbingarkesa me çështje të cilat në thelb zgjidhen shumë më mirë apo shumë më thjeshtë. Të paktën në çdo bashki të re ne duhet të kemi një Gjykatë Paqtimi, me qëllim që njerëzve në komunitet t’u ofrohet mundësia e pajtimit. Nëse ky proces do të ndërtohet mirë, do të jetë një instrument shumë funksional për shoqërinë shqiptare por edhe për shtetin”, u shpreh  Manjani.

Sugjerimet e z. Manjani janë mirëpritur dhe janë vlerësuar nga përfaqësuesit e forumit.

Gjatë këtij takimi, forumi shprehu vlerësimin për punën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ekspertëve të Nivelit të lartë ndërsa theksoi se draftet analitike dhe strategjike si dhe Rekomandimet e Komisionit të Venecias për realizimin e kësaj reforme duhen pranuar nga të gjitha palët, sepse ato i shërbejnë mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve shqiptar, ndërtimit të një sistemi efikas të një drejtësie të pavarur, në shërbim të qytetarëve shqiptarë, të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.

Next Post

Fotoja me Kreshnik Spahiun, ja si e komenton Ben Blushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In