Ai tha se janë reflektuar dhe disa propozime mjaft të dobishme nga ana e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të shqyrtimit të pr/ligjit për funksionimin e këtij institucioni.
“Mund të them që tani jemi pothuajse në fund. Ka mbetur vetëm ligji i SPAK-ut që shpresoj ta miratojmë këto ditë”, tha Majko.
Ai vlerësoi punën shumë të mirë të ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë në procesin e shqyrtimit të paketës ligjore. I pyetur nëse është fatura financiare që po e zgjat procesin e votimit në Kuvend, Majko e mohoi këtë duke deklaruar se është rënë dakord me Ministrinë e Financave dhe jemi në pritje të vendimit të qeverisë.
ma.me










