Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe përfaqësuesja e BE-së po vijojnë përpjekjet e tyre diplomatike për realizimin e reformës në drejtësi.
Në orët e pasdites Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë vizituar selinë e kryeministrisë, ku për rreth dy orë kanë diskutuar me kryeministrin Rama mbi këtë çështje.
Mësohet se dy diplomatët synojnë zhbllokimin e ngërçit të krijuar mes mazhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi.
Nuk ka ende një reagim zyrtar nga selia qeveritare për takimin në fjalë.