Ambasadorët e SHBA dhe BE Lu e Vlahutin i janë drejtuar kryesisë së kuvendit ku do të kenë një takim me kreun e komisionit të reformës në drejtësi, deputetit socialist Fatmir Xhafaj.
Aktualisht puna në komisionin e reformës ka “ngecur” në diskutimet e natyrës politike, siç janë kërkesat e PD-së për uljen e numrit të isntitucioneve si dhe formula e votimit për zyrtarët e lartë të drejtësisë.
Nga ana tjetër, takimi i shumëpritur Rama Basha, mesa duket do të presë përfundimin e 10 ditëve kohë, me të cilat u përjashtua ish kryeministri Berisha të premten e shkuar, e për të cilën opozita vendosi gjithaq bojkotin ndaj parlamentit. java/ a.k