• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

REFORMA NE DREJTESI/ Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimimin e PD

by Java News
16/04/2017 15:16
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht ankimimin e Partisë Demokratike, dhe shfuqizon si antikushtetuese disa nga nenet e ligjit për “organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Vendimi është marrë të premten në mbledhjen e gjyqtarëve kushtetues. Pas shumë diskutimesh gjykatësit kanë votuar për shfuqizimin e pesë neneve, të cilët i konsiderojnë në papajtueshmëri të plotë me Kushtetutën. Në këto kushte, ligji, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, pritet të kthehet për rregullime në Kuvend.

 

Po cilat nene ka shfuqizuar Kushtetuesja?

Burime bejne te ditur se janë shfuqizuar pikat 61 dhe 159 të ligjit, ku parashikohet mënyra sesi organizohen dhe ushtrojnë funksionin e tyre Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë. Gjithashtu antikushtetues është parë edhe neni 169 pika 5, ku parashikohet e drejta e ministrit të Drejtësisë ose përfaqësues të tij, për të marrë pjesë pa të drejtë vote në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe të Komisioneve të Përhershme të këtij Këshilli, si dhe të marrë çdo informacion që i vihet në dispozicion anëtarëve të Këshillit.

Në fakt, Partia Demokratike kishte kërkuar edhe shfuqizimin e disa neneve të tjera, e që përbënin edhe thelbin e ankimimit, pasi lidheshin direkt me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë. Lidhur me këtë pjesë të kërkimit të opozitës, në mbledhjen e gjyqtarëve ka patur shumë debat, por në fund ankimimi është rrëzuar, pasi nuk është arritur kuorumi.

Burimet saktësuan se, 4 gjykatës votuan pro pranimit të ankimimit dhe 3 prej tyre kundër, por që kërkesa të pranohej nevojiten 5 vota. Ligji për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë, është i dyti në radhë pas atij të statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që kthehet nga Gjykata Kushtetuese për rregullime në Kuvend. Balkanweb

ma.me

Next Post
Ndodh edhe kështu, ‘rrëmben’ të dashurin që njohu në FB

Ndodh edhe kështu, 'rrëmben' të dashurin që njohu në FB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In