• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi/ Kush kthen paratë e vjedhura i ulet dënimi

by Aalison Pearse Stevens
28/08/2016 09:57
Under-the-table transactions...

Under-the-table transactions...

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Të akuzuarit për korrupsion dhe për vepra të tjera penale do të përfitojnë ulje dënimi, deri në lirim nga burgu sipas rasteve, nëse rikthejnë paratë e korrupsionit, rikthejnë çdo produkt të veprimtarisë kriminale, dëshmojnë kundër të implikuarve të tjerë si dhe nëse pranojnë pas asnjë kundërshtim akuzat e Prokurorisë së Posaçme, duke shkurtuar procedurat gjyqësore dhe evituar diskreditimin në publik.

Në Kodin e ri të Procedurës Penale, hartuar nga ekspertët e misioneve të BE-SHBA në Tiranë, ofrohet një pakt në formë amnistie, sidomos për funksionarët dhe ish-funksionarët, të cilët do të hetohen nga Byroja e Hetimit për llogari të Prokurorisë së Posaçme, raporton shqiptarja.com. Për herë të parë, në legjislacionin shqiptar futet koncepti i gjykimit me marrëveshje, e cila arrihet mes Prokurorisë dhe të pandehurit. Këta të fundit, për të përfituar zbutje dënimi, duhet të nënshkruajnë një marrëveshje, duke pranuar të gjitha parashikimet e saj.

Shqiptarja.com zbardh pikat e marrëveshjes, ku një ndër më kryesoret parashikon që, i akuzuari duhet të pranojë konfiskimin e pasuritë së krijuar në rrugë të paligjshme. “Marrëveshja bëhet më shkrim dhe përmban: Përshkrimin e veprës penale për të cilën akuzohet i pandehuri; Deklarimet e të pandehurit që ai ka kryer veprën penale.

Marrëveshje mbi konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme dhe pagesën e dëmit civil, nëse është paraqitur padi civile dhe, nëse është rasti, konfiskimin e produkteve të veprës penale. Pasuria duhet të identifikohet qartë. Marrëveshjen ndërmjet të pandehurit dhe prokurorit për heqjen dorë nga e drejta e ankimit kundër vendimit të gjykatës, me të cilin pranohet marrëveshja”, thuhet në nenin 332/2 të draftit për Kodin e Procedurës Penale.

Në Kodin e ri thuhet se prokurori dhe i pandehuri mund të arrijnë marrëveshjen mbi kushtet për pranimin e fajësisë dhe mbi dënimin. Pakti mund të arrihet nga momenti i regjistrimit të procedimit deri në fillimin e parashtrimeve hyrëse. Nëse marrëveshja arrihet para se të dërgohet çështja në gjyq, prokurori i bashkëngjit asaj edhe kërkesën për gjykim. Ky parashikim duket se është në kuadër të një strategjisë së re të luftës kundër korrupsionit. Edhe në ligjin e Vetingut është parashikuar ndërprerja e kontrollit për gjyqtarët dhe prokurorët që japin dorëheqjen.

Po për të stimuluar dorëheqjet në gjyqësor, është parashikuar mbrojtje speciale dhe kthim i parave mbrapsht për personat që denoncojnë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilëve u kanë dhënë ryshfet, në këmbim të vendimeve në favor të tyre. Ekspertët kanë sqaruar se arsyet për futjen e gjykimit me marrëveshje në këto ndryshime kanë qenë të shumëfishta. “Nga njëra anë palët e gjejnë atë në interesin e tyre dhe shpenzimet në gjyqësor ulen.

Prokurori ka më shumë kohë për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve dhe autorëve të tjerë, ndërsa në të njëjtën kohë, i pandehuri konstaton se ai është në një pozitë më të mirë, duke marrë një dënim më të butë në lidhje me dënimin që do të arrihet pas gjykimit.

Pavarësisht se sa e fortë mund të jetë dëshmia, në asnjë rast nuk mund t’i paraprijmë përfundimit. Për më tepër, prokurorët mund të përdorin bisedimet për pranimin e fajësisë (gjykimin me marrëveshje) për të çuar më tej çështjen e tyre kundër një bashkë-të pandehuri. Ata mund ta pranojnë një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë nga një i pandehur në këmbim të një dëshmie dëmtuese kundër një tjetri”, thonë ekspertët.

 

Next Post
TURQI/ Sulm me raketa në aeroportin në Diyarbakir

TURQI/ Sulm me raketa në aeroportin në Diyarbakir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In