Komisioni i Venecias ka miratuar draftin për Reformën në Drejtësi. Mësohet se drafti ëhstë diskutuar dhe miratuar gjatë të premtes, ndërsa Komisioni ka rekomanduar që rasti i Shqipërisë të merret si shembull edhe nga vendet e tjera të rajonit.
Tashmë, pritet që drafti të miratohet në Kuvend, ndërsa faktori ndërkombëtar në Tiranë prej kohësh e ka mbështetur reformën në fjalë.
Ndërkohë, nga Komisioni ka folur Giani Buquicchio i cili ka bërë thirrje për miratim sa më të shpejtë. Opinioni final pritet të jepet në mars 2016, ndërsa Buquicchio ka kërkuar të njëjtin konsensus si për ligjin e dekriminalizimit.