Ambasadorja amerikane Yuri Kim dha një mesazh të fortë për qeverinë, për të cilën tha se duhet të gjejë mënyrat për të zbuluar dhe ndëshkuar zyrtarët e korruptuar.
“Shenjë pozitive që Shqipëria diskuton temën thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë. Një nga mënyrat për të treguar që qeveria shqiptare po punon në emër të qytetarëve dhe jo interesave të ngushta. Qytetarët meritojnë të kenë besim se fondet publike dhe paratë e tyre po përdoren për të përmirësuar jetën e tyre të përditshme.
Ka pengesa që përfshijnë zyrtarë të korruptuar, gazetarë që ose janë bërë palë ose janë kërcënuar, zyrtarë të përdorur për të promovuar interesa partiake, zyrtarë publikë të interesuar në nxitjen e interesit vetjak”.
Sipas ambasadores amerikane, pandemia aktuale i ka bërë rreziqet dhe më të qarta dhe çdo sektor sipas saj është i mbushur me mundësi për korrupsion.
Me rëndësi tha ambasadorja Kim, është që qeveritë të gjejnë mënyrat për të zbuluar dhe ndëshkuar zyrtarët e korruptuar.
“Të gjitha qeveritë vuajnë nga një farë jiveli korruspioni, edhe SHBA nuk janë të përjashtuara nga kjo por qeveritë mund të kufizojnë mundësitë për korrupsion e mund të dënojnë ata që përdorin postin publik për të pasuruar veten apo partitë e tyre.
Shqipëria duhet të nisë vlerësime të rregullta publike të performancës dhe etikës së prokurorëve e gjyqtarëve për administrim të drejtë e efektiv të drejtësisë
Do ketë gjithnjë aktorë të këqinj por qeveristë duhet të krijojnë mënyra për ti gjetur e për t’i dënuar.
Kur ta bëni këtë do keni fituar besimin e njerëzve duke treguar që qeveria është llogaridhënëse para tyre.
Shqipëria ka nisur në këtë rrugë hap pas hapi e reforma në drejtësi ka nisur të tregojë rezultate. Në mars morët dritën jeshile nga BE.
Kjo s’është deklaratë fitore por një mundësi për të vlerësuar përparimin e bërë’, u shpreh ambasadorja.
g.kosovari











